Kosovë-Serbi,
ende pa një marrëveshje

Kosovë-Serbi,<br />ende pa një marrëveshje
Prej tre ditësh Serbët dhe Kosovarët zhvillojnë bisedmiet, me ndërmjetësimin e BE, mbi kontrollin e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës.

Pas bisedimeve disaditore Prishtina njoftoi se është arritur një marrëveshje, kurse Beogradi e hodhi poshtë këtë njoftim.

Të premten në mbrëmje u deklarua se u arrit një rezultat. Ndërmjetësuesi i BE-së Robert Cooper, bëri të ditur se është rënë dakord, që pikat e diskutueshme të kufirit të administrohen .

Pak orë më vonë, përfaqësuesi serb në bisedimet e Brukselit, Borislav Stefanovic u shpreh për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug se "megjithë përpjekjet e bëra nuk është arritur ende marrëveshje." Megjithatë ai është i gatshëm, të vazhdojë bisedimet ditën e shtunë.

Sipas të dhënave të drejtueses shqiptare të delegacionit që merr pjesë në bisedime, Edita Tahiri, është rënë dakord që policia e BE-së dhe misioni EULEX të vëzhgojnë respektimin e kompromisit. Prej muajsh veriu i Kosovës është kthyer në arenë armiqësish midis shqiptarëve të Kosovës dhe pakicës serbe, që jeton sot në territoret kosovare. Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, i cili si provincë jugore ka qenë më parë pjesë e Begradit, dhe nuk pranon që në pikat kufitare të vendosen postat e kontrollit kufitar midis dy shteteve.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer