PRISHTINË, 23 Gusht /ATSH-B.Jashari/.-Në kufirin Kosovë-Serbi, që nga mesdita e sotme, në vendkalimin në Merdare, kolona e automjeteve në dalje është deri në 1.5 km me pritje rreth 3 orë, ndërsa në Mutivodë kolona e automjeteve është 0.5 km e pritja deri në 1 orë.
Këto dy pikëkalime kufitare janë në rajonin e qytetit kosovar të Podujevës, ndërsa afër qytetit të Gjilanit, në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë në dalje kolona është rreth 100 metra, me pritje 20-25 minuta.
Në të tre vendkalimet kufitare nuk ka pritje dhe kolona automjetesh në hyrje në Kosovë.
Policia e Kosovës bën të ditur se nga ana e zyrtarëve kufitarë të saj puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar. Kolonat dhe pritjet po krijohen nga fluksi i madh i automjeteve si dhe nga procedurat që autoritetet serbe aplikojnë gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës./m.m/
/Shqiptarja.com