PRISHTINË - Radhë dhe pritje të gjata ka sot në dy vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. "Në Merdarë pritjet janë 2-3 orë dhe radhët 1-2 km, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet janë nga 1-2 orë, dhe radhët deri në 1 km", bën të ditur Policia e Kosovës në njoftimin e dërguar rreth mesditës.
Në pikëkalimet e tjera kufitare Mutivodë dhe Muqibabë nuk ka pritje të gjata dhe kohëzgjatja e procedurave kufitare është 10-20 minuta./ATSH/