/ATSH/.-Në Bruksel sot mbahet takimi i radhës i delegacioneve të Kosovës e Serbisë për çështjen e energjisë ku pritet të diskutohet lidhur me proceset e zbatimit të marrëveshjes dhe planit aksional.
Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë kosovare, dërguar nga Brukseli, delegacioni kryesohet nga ministrja e dialogut Edita Tahiri, ndërsa një nga anëtarët është Valon Murtezaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës.
Pala serbe ka njoftuar se në Bruksel ka dërguar drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuricin, në krah të të cilit do të jetë edhe ministri serb i Xehetarisë dhe Energjetikës, Aleksandar Antic.