Kosovë-SHBA, rritje të bashkëpunimit polico


- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA-
Prishtinë, 3 nëntor /ATSH/.- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga dy zyrtarë të lartë të stafit të tij, po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhillon disa takime zyrtare me përfaqësues të institucioneve policore, për ngritjen e bashkëpunimit policor në fusha të ndryshme.
Ndër takimet më të rëndësishme ishte takimi i realizuar dje me komisionerin e Policisë së Neë York-ut, ëilliam Bratton dhe zëvendëskomisionerin për Inteligjencë dhe Kundërterrorizëm John Miller.
Drejtori i Përgjithshëm i PK-se Shpend Maxhuni falënderoi Bratton për mirëpritjen dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim me Policinë e Kosovës në fusha të ndryshme të zbatimit të ligjit. Njëkohësisht drejtori Maxhuni njoftoi komisionerin Bratton se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është profesionale dhe e përgatitur të jetë pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë policorë, përfshirë Interpol-in, Europol-in etj.
Maxhuni tha se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe përkrahja nga Policia e Neë York-ut në këtë drejtim është e nevojshme, sepse do të ndikojë pozitivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe të gjitha llojeve të krimit, si në vend, rajon dhe më gjerë dhe se kjo mbetet ndër objektivat kyçe të PK-së.
Nga ana e tij komisioneri i New York-ut Bratton, shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve kibernetike.
Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së New York-ut, të dy krerët e policive u zotuan për vazhdimin dhe ngritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy policive si dhe avancimin e përbashkët në fushën e zbatimit të ligjit.
Gjithashtu, drejtori i Përgjithshëm i PK-së dhe stafi i tij javën e kaluar ishin pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare të shefave të policisë (IACP) e cila u mbajt në Chicago të SHBA-së

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari