PRISHTINË-Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, pas konsultimeve me organet përkatëse vendosi shfuqizimin e vendimit lidhur me konfiskimin e patentave të drejtuesve të mjeteve me rastin e kundërvajtjes në komunikacionin rrugor.
"Ministria e Punëve të Brendshme do të angazhohet aktivisht dhe sistematikisht gjatë rishqyrtimit të ligjit për komunikacionin rrugor dhe do të propozojë masa dhe norma që parandalojnë aksidentet dhe kundërvajtjet në komunikacionin rrugor.
Po ashtu do të propozojë masa ligjore që do të detyrojnë kundërvajtësit në komunikacion rrugor që detyrimet e tyre t'i kryejnë në afat optimal", thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme./ATSH/
/Shqiptarja.com