Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar Blerim Isufajn nga detyra kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së, e cila ishte thirrur për të diskutuar lidhur me punën e Isufajt në krye të Prokurorisë Speciale.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) informon opinionin publik se, në takimin e mbajtur më 2 tetor 2026, pas shqyrtimit të çështjes në pajtim me kompetencat e tij ligjore dhe pas vlerësimit të rrethanave relevante institucionale dhe profesionale, ka vendosur për largimin nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj. Ndërsa, funksionin e prokurorit do ta ushtrojë në këtë prokurori”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e KPK.
KPK përmendi “keqmenaxhimin”, “jokompetencat” dhe “dështimin në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive”, si shkaqe kyçe të largimit të tij nga detyra.
Ndërkohë Dren Paca është caktuar ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas shkarkimit të Isufajt.











Komente
Komento