Kosovë, shkon në pesë numri i 
deputetëve opozitar të arrestua

Kosovë, shkon në pesë numri i <br />deputetëve opozitar të arrestua
PRISHTINE - Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot sërish një seancë në kushte të jashtëzakonshme. Pas arrestimit të ish-kreut të VV-së Albin Kurtit më 28 nëntor, deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë hequr dorë nga gazi lotsjellës për pengimin e zhvillimit të seancës. Pas këtij veprimi kryesia e Kuvendit përjashtoi deputetët e opozitës nga seanca, duke vijuar punimet pa praninë e tyre. Ndërsa policia me urdhër të prokurorisë arrestoi tre prej tyre. Tashmë numri i deputetëve të opozitës të arrestuar ka shkuar në pesë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Opozita dhe mazhoranca kanë mosmarrëveshje sa i takon nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë për bashkësinë e komunave serbe dhe atë për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi. Partitë opozitare kërkojnë rrëzimin e këtyre marrëveshjeve duke mbajtur qëndrimin se dëmtojnë rëndë interesat kombëtare të Kosovës.

AI: Të hetohen veprimet e policisë
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International ka kërkuar hetime për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës, në lidhje me arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së shtunë.

“Nga fotot dhe videot që kemi parë duket se Policia e Kosovës përdori forcë të tepërt gjatë operacionit për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes në zyrat e kësaj partie gjatë ditës së shtunë”, ka thënë Sian Jones, hulumtues i Amnesty International për “Kosovo 2.0”.

Gjatë të shtunës rreth 97 aktivistë të Vetëvendosjes ishin arrestuar, ndër ta edhe deputeti Albin Kurti. Kurse edhe gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar disa deputetë të opozitës.
 
Arrestohet deputetët që hodhën gaz lotësjellës
Policia ka arrestuar me urdhër të prokurorisë tre deputetë të opozitës. Bëhet fjalë për deputetët e Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli e Ismail Kurteshi, dhe atij të partisë Nisma, Haxhi Shala.

Bushati: Jo eksperimentim, por dialog
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka ftuar aktorët politikë në Kosovë që të dialogojnë për zgjidhjen e situatës politike dhe të shmangnin politizimin e tejskajshëm. “I shqetësuar nga precipitimi i situatës politike në Kosovë. Kosova gjendet përballë sfidave të mëdha të shtet-ndërtimit demokratik e konsolidimit të subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar. Kësisoj, e ka të nevojshme kultivimin e dialogut dhe frymës së mirëkuptimit, larg eksperimentimit e polarizimit të tejskajshëm në retorikë dhe veprime”, shprehet Bushati.

Lunacek: Arrestimi i Kurtit i papërshtatshëm
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, shprehet se arrestimi i deputetit Albin Kurti dhe aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes është bërë në kohë të papërshtatshme. Lunacek i bën thirrje qeverisë dhe opozitës që të gjejnë rrugën për të tejkaluar krizën politike.

“Arrestimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe dhjetëra aktivistëve të tjerë të shtunën, mund të jetë kryer sipas procedurave penale, por duke marre parasysh situatën e tensionuar, koha dhe shtrirja e këtij aksioni nuk ishin të dobishme për të përkrahur një fillim fuqimisht të nevojshëm për dialog në mes të opozitës dhe qeverisë”, tha Lunacek për “KosovaPress”.

Ora 14.45 Dërguti: S’ka parlament pa opozitë
Deputetja e VV'së dhe njëherësh nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti,  e ka cilësuar përjashtimin e deputetëve të opozitës nga seanca e sotme e Kuvendit  si shkelje e rregullores së punës së Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës.
"Me një vend ku nuk ka opozitë brenda parlamentit, atëherë nuk mund të quhet parlament", tha Dërguti teksa paralajmëroi protesta të tjera.

Ora 14.30 Rifillon seanca ne sallen kryesore te Kuvendit
Pas zhvendsojes ne nje salle te improvizuar, per shkak te gazit lotesjelles, ka nisur seanca ne sallen kryesore te Kuvendit. Opozita eshte perjashtuar. Sipas kryetarit te Kuvendit Kadri Veseli ne salle ndodhen 81 deputete. Ne seancen e sotme, pritet te diskutohet per 33 pika.

rifillon seanca
 
Ora 11.35 Limaj: Qëllimi i pushtetit është burgosja e opozitës
Sipas kreut të partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj qëllimi i vetëm të pushtetit në Kosovës ëhstë burgosja e opozitës.

“Qytetarët e Kosovës, i shpallën të vdekura marrëveshjet me Kosovën. Krejt qytetarët e Kosovës panë që ai pushtet u kthye në pushtet shtypës, duke përgjakur aktivistë e qytetarë, duke burgosur deputetë dhe duke thyer zyrat e një partie opozitare. Kjo nuk është rruga që zgjidh problemin. Sot ngado i vetmi qëllim është të burgosë politikën. Dialogu i tyre është dhuna, shtypja, dhe përgjakja. Kjo është fytyra e këtij shteti,” u shpreh Limaj.

Ora 11.30 Konjufca:Tëheqje, referendum ose zgjedhje të parakohshme
Glauk Konjuca kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjuca në një prononcim për gazetarët pas shpërndarjes së deputetëve nga salla e Kuvendit bëri të ditur se cilat janë tre alternativat që opozita i ofron qeverisë: Të tërhiqen marrëveshjet me Serbinë, Të dëgjojnë popullin e Kosovës përmes referendumit, Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. "Janë të vendosur t'i arrestojnë të gjithë deputetët e opozitës. Këta po marrin masa shtesë, por me siguri që do të ketë përballje dhe ballafaqim sërish. Ne nuk do ta lejojmë mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës nëse vendosen diku tjetër", shtoi ai.

kuvendi kosoves

kuvendi kosoves
 
Ora 11:15 Dialogu i vetëm është tërheqja e marrëveshjeve
"Dialogu i vetëm është tërheqja e marrëveshjeve", -u shpreh një nga deputetët e opozitës në ambientet e Kuvendit të Kosovës i cili është kthyer në një situatë të rrëmujshme në pritje për të mësuar nëse do të mbahet mbledhje e Kuvendit në ndonjë sallë alternative.

kuvendi kosves

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve