PRISHTINË - Këtë verë, në krahasim me verën e kaluar, është rritur fluksi i hyrje-daljeve Kosovë-Shqipëri, sipas shifrave zyrtare të kontrollit të personave nga tre pikëkalime kufitare, Vërmicë, Qafë Morinë dhe Qafë Prush. Për muajt qershor e korrik të dhënat i bëri të ditura sot për ATSH-në Major Baki Kelani, Shef i Zyrës për Infomim dhe Marrëdhënie me Publikun - Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Kosovës, në Prishtinë.
Në tre vendkalimet Shqipëri-Kosovë, sipas të dhënave të kontrollit, në qershor 2013 kishte hyrje-dalje të 252346 personave, ndërsa në qershor 2014 të 357525 personave. Në muajin korrik 2013 hyrje-dalje të personave kishte 521437, ndërsa në korrik 2014 kishte 542019.Javën e kaluar, Major Kelani bënte të ditur për ATSH-në se në vendkalimin kufitar Kosovë-Shqipëri në Vërmicë, nga 1 deri në 10 gusht kishte gjithësejt 311525 hyrje-dalje të personave të kontrolluar (160181 hyrje, 151344 dalje). Brenda këtyre 10 ditëve të para të gushtit në hyrje-dale në Vërmicë kishte vetura të kontrolluara në total 86887 (hyrje 41375, dalje 45512); autobusa 2209 (hyrje 1135, dalje 1074); automjete komerciale 3722 (hyrje 1844, dalje 1878).
Nga fillimi i muajit korrik, Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë, duke zbatuar Memorandumin e Bashkëpunimit, patrullojnë së bashku në rrugët e Shqipërisë me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët gjatë sezonit turistik. Marrëveshja është nënshkruar në 28 qershor në qytetin e Prizrenit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Artan Didi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. /ATSH/
/Shqiptarja.com