PRISHTINË, 5 Shkurt /ATSH/ - Shtyrja e afatit për aplikim të legalizimit të pronave në komunën e Mitrovicës është mirëpritur nga qytetarë të shumtë në këtë qytet, ndërsa priten kërkesa të shumta të tyre edhe gjatë javës së ardhshme.
Drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka, bën të ditur se procesi deri tani ka kaluar pa ndonjë parregullsi të theksuar.
"Drejtoria e urbanizmit ka kryer një punë jashtëzakonisht të mirë, gjë që tregon edhe vetë fakti se asnjë qytetar deri më tani nuk është larguar nga këtu i revoltuar për ndonjë parregullsi", tha Zeka.
Sipas tij, deri tani në sistemin online janë futur 2.461 aplikues për legalizim të pronave, ndërsa numri i plotë i atyre që kanë aplikuar është shumë më i madh.
Ai tha se përveç që ka qenë e nevojshme shtyrja e afatit për aplikim, një gjë e tillë ka qenë e nevojshme edhe për punën e stafit, me qëllim që të futen kërkesat në sistemin online.
Sipas shefit të Qendrës për shërbimin e qytetarëve, Bekim Sadiku, deri më tani në këtë qendër janë pranuar 6.600 aplikacione të qytetarëve për legalizim të pronave. /KosovaPress/k.s/