Agjencia për menaxhimin me situata emergjente në Kosovë ka bërë të ditur se situata me zjarret në vend është shumë bërë më e qëndrueshme. Ndërkohë që është theksuar se i vetmi rrezik serioz është zjarri në fshatin Shtupeq, në Komunën e Pejës.
Policia e Kosovës në një raport tha se fshatarët vazhdojnë të djegin kallamishte në fushat e tyre, duke çuar në përhapjen e zjarreve për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta.
Në rrethana të panjohura, një zjarr shpërtheu në pronësi të një personi në fshatin Sankoc, afër Glogocit, ku u dogj pylli me tre hektarë sipërfaqe. Në Lipjan u dogjën 25 hektarë pyje. Zjarre ka pasur edhe në komunën e Vitisë, ndërsa në fshatin Softaj, afër Ferizajt, janë djegur 30 hektarë toka bujqësore.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në veprimet që çojnë në rrezik nga shpërthimi i zjarrit.
“Institucionet e vendit me kapacitet të plotë po përpiqen për zvogëlimin e pasojave nga zjarret, por kjo përpjekje domosdoshmërisht kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve. Zjarrfikësit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të mbështetur edhe nga KFOR-i, po bëjnë të pamundurën, por të gjithë kemi përgjegjësinë që ta rrisim kujdesin për ta ulur rrezikun nga shtrirja e zjarreve”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor 2024, 20:10
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor 2024, 16:11
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor 2024, 11:40