/ATSH/.- Fushata parazgjedhore për zgjedhjet për kryetarin e Graçanicës ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 16 janar. Kandidatët për kryetar të Graçanicës janë Vladeta Kostiç nga Iniciativa Qytetare "Srpska", Dragisha Miriç nga Partia e Re e Kosovës, Nenad Rashiç nga Partia e Progresit Demokratik dhe Shaip Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Graçanicës mbahen sepse ish-kryetari i kësaj komune Branimir Stanojeviç është emëruar në postin e zëvendësit të kryeministrit të qeverisë së Kosovës./KosovaPress/