Kosovë, sot firmoset marrëveshja VV-LDK, si do ndahen ministritë

Kosovë, sot firmoset marrëveshja VV-LDK, si do ndahen ministritë

Sot pritet që të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ende zyrtarisht nuk dihen detaje për ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të parlamentit të Kosovës.

Në takimin që u mbajt të shtunën në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 përqind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.

Është raportuar se pesë ministri do i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas gati dy muaj bisedime që nga përfundimi i zgjedhjeve, më në fund janë harmonizuar 100 përqind për programin qeverisës.

Subjekti i Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak 28. Ndërsa, iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar qeverinë e re.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston