VUSHTRRI - Erjon Morina, futbollisti 22-vjeçar i Vushtrrisë në Kosovë ka ndërruar jetë këtë të enjte në spital, disa javë pas "sulmit në zemër" të ndodhur gjatë stërvitjes me klubin e tij.
Lajmi është konfirmuar nga i ati i ish-sulmuesit, ndërsa është publikuar në mediet e Kosovës.
“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”, shkruan mes dhimbjes babai i Erjon Morinës.
Ngjarja
Në stërvitjen e datës 27 tetor 2024 skuadra e Vushtrrisë do hasej me një situatë makthi. 22-vjeçari Erjon Morina pësoi një sulm në zemër, teksa futbollisti u dërgua në spital duke marrë ndihmën e parë. Prej asaj pasditeje dhe deri këtë të enjte sulmuesi luftoi për të qëndruar në jetë, por nuk ia doli të mbijetonte. Dhimbje në skuadrat e futbollit të Kosovës që shohin një djalosh të largohet para kohe për shkak të sulmit në zemër në stërvitje.
Karriera
Morina e nisi karrierën me moshat e Prishtinës, duke qenë më pas pjesë e Kicker Luzern në Zvicër. Kthimi në Kosovë e pa atë të luante me Besën e Pejës, Drenicën, 2 Korrikun, Llapin, Malishevën, Ulpianën dhe Vushtrrinë.
Erjon Morina
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
38%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 1910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Lajçak: Këtë javë pritet të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur
13 Janar, 15:13
-
O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane
12 Janar, 13:52
-
Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra
12 Janar, 10:41
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
ngushëllime familjes.
Përgjigju