Kosovë/ Tre të vdekur dhe 49 të infektuar me Covid! 317 pozitivë në Maqedoninë e Veriut

Kosovë/ Tre të vdekur dhe 49 të infektuar me Covid! 317 pozitivë në Maqedoninë e Veriut

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar sot për 49 raste të reja me koronavirus.

Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe tri viktima, duke e çuar në 638 numrin total të viktimave.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar sot edhe për 92 persona që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive janë edhe 1,157.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, IKSHPK-ja ka raportuar për 15,938 të prekur me COVID-19

Serbia raportoi sot për 121 raste të reja të identifikuar të prekur nga koronavirusi dhe 1 vdekje.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve pozitive është 34 193 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 758

Maqedonia e Veriut regjistron katër viktima dhe 317 raste me Covid

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 317 raste të reja me koronavirus

Ky numër njëherësh paraqet shifrën më të lartë të të infektuarve brenda 24 orëve që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 182 raste

Gjithashtu spt janë regjistruar edhe katër viktima

Numri i përgjithshëm i viktimave në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 772 dhe më shumë së gjysma e tyre janë nga Shkupi.

Sipas raportit të publikuar deri më tani në Maqedoninë e Veriut me koronavirus janë diagnostikuar 19,413 persona dhe prej tyre 15,749 janë shëruar dhe 2,892 janë ende raste aktive.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se rritja e rasteve me COVID-19 tregon se vendi ka hyrë në fazën e pritur të virusit në vjeshtë. Ai ka thënë se respektimi i masave dhe kufizimet e mundshme janë mjeti i vetëm për t’u mbrojtur nga pandemia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv