Kosovë / Tryezë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm

Nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit dhe me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, sot  dhe nesër do të zhvilloje punimet tryeza për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm.
Këshilltari për Siguri Kombetare i Kryeministrit, Edon Myftari, hapi forumin duke falënderuar pjesëmarrësit, përfaqësuesit e bashkësive fetare, organizatat ndërkombëtare dhe misionet diplomatike, institucionet vendore, etj. Myftari theksoi që fenomeni i terrorizmit dhe radikalizmi kanë prekur Kosovën si çdo vend tjetër në botë dhe se në këtë kontekst, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë për prioritet nacional hartimin e një strategjie që parandalon ekstremizmin dhe radikalizmin.
"Për të arritur sukses do të nevojitet bashkëpunim i ngushtë i të gjithë akterëve, si atyre të sigurisë si policia dhe inteligjenca, poashtu edhe i shoqërisë civile, mediave, dhe të gjitha bashkësive fetare në vend. Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar që të jetë në një hap me aleatët e saj si SHBA dhe BE-ja në luftën ndaj këtij fenomeni negativ dhe destruktiv sepse edhe prioritet ka sigurinë nacionale dhe sundimin e ligjit në përgjithësi", u shpreh Myftari./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian