PRISHTINE-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Alain Miniane.
Kryetari i Kuvendit, Veseli, nëpërmjet një statusin në Facebbok. bën me dije se "Sot pata një takim me shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Alain Miniane. Biseduam për stabilitetin makro-ekonomik të Kosovës dhe në kuadër të kësaj edhe për nevojën që të ruhet disiplina fiskale, sipas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)".
"Biseduam që gjatë rishqyrtimit të Buxhetit të Kosovës, i cili bëhet në mesin e vitit, të bëhet një rishikim më i kujdesshëm i projeksioneve për të ardhurat buxhetore. Në të njejtën kohë, unë kërkova ndihmën e FMN-së për reformat ekonomike në vendin tonë, reforma që do të stimulonin rritjen e investimeve në sektorin privat. Këto investime gjenerojnë vende të reja pune dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik", shkruan Veseli. /ATSH/
/Shqiptarja.com