Kosovë/ Zëvendësministri i Infrastrukturës publikon raportin: Ura mbi Ibër është stabile, e qëndrueshme e funksionale

Kosovë/ Zëvendësministri i Infrastrukturës publikon raportin: Ura mbi Ibër është stabile, e qëndrueshme e funksionale

Ura mbi lumin Ibër

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

Durmishi, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se sapo e kanë pranuar raportin.

Sipas tij, raporti që është pranuar sot është preliminar dhe se pas këtij do të presin edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik.

Postimi i tij i plotë:

Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale

Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.

Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik. /KosovaPress/

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?