Krime lufte/ Prokuroria e Hagës ngre aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit! Rama: I indinjuar, duhet të nderojmë Luftën Çlirimtare të Kosovës

Prokurori i Specializuar në Prokurinë e Gjykatës së Hagës ka bërë publike një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kreut të kuvendit Kadri Veseli, të paraqitur pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 prill 2020.

Në deklarim thuhet se Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për 10 akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin e hetimeve dhe gjykimit të çështjes. Sipas prokurorit, b esohet se Thaçi dhe Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për të vënë drejtësinë.

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku presidenti i Kosovës dhe ish kryeparlamentari, si dhe të tjerëpersona akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:46
Basha: Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që  kreu nga genocidi tek spastrim etnik

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit pas aktakuzave të ngritura nga porkuroria e Hagës për krime lufte. Basha shprehet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek spastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Sipas Bashës, Thaçi e Vaseli, do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.

"Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek spastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë. Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë. Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor", shkruan Basha.

Ora 20:13
Kurti mbështet Thaçin: Besoj në pafajësinë e UÇK-së

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjithashtu edhe ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se beson në pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që lufta e saj ka qenë e drejtë. Në një prononcim për media, Kurti është shprehur se situata e krijuar sot është pasojë e re e gabimeve të kohëve më parë.

E di që lufta çlirimtare e UÇK-se është luftë e drejtë, është luftë kundër një agresori dhe okupatori, i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe se luftëtarët e lirisë, veteranët, invalidët e UÇK-së edhe historikisht janë në të drejtën e tyre dhe tonë”, tha ai.

Kurti ka thënë se Kosova është dashur që moti ta ketë gjyqësinë e vet të pavarur dhe të paanshme që të hetojë, gjykojë dhe dënojë të gjitha krimet e luftës dhe të paqes, mbi të gjitha ato që janë shkaktuar nga Serbia në Kosovë. Reagimi i Kurtit ka ardhur pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se të mërkurën se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ora 20:13
Veseli: Akuzat janë të pabazuara dhe politike, s’do të lejoj askënd ta njollosë UÇK-në

Pas ngritjes së aktakuzës për dyshime mbi krime lufte ndaj tij dhe Hashim Thaçit, kreu i PDK-së Kadri Veseli ka reaguar në një konferencë për mediat. Ai tha se në një veprim të paprecedentë, prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon. Gjithashtu shtoi se një tjetër shqetësim sipas tij, është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike.

"Zyra e Prokurorit Special në kuadër të Dhomave të Specializuara ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp, ku njofton se ka ngritur pretendime për aktakuzë ndaj meje dhe Presidentit Thaçi. Në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon. Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Po ashtu, nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës. Dhe është shqetësim i thellë gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta. Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi. Asnjë prokuror, asnjëherë nuk do të duhej të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga motive politike. Me këtë qasje, Prokurori ka paralajmëruar rrugën që ai pretendon ta ndjek për ta ushtruar të gjithë pushtetin e tij. Ai po e paralajmëron popullin e Kosovës se ky proces nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme, dhe të pandikuar nga rrethanat politike. Ai po përpiqet që përmes deklaratave kundërthënëse të mbulojë motivet e vërteta, që duket se janë politike.

Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që ky Prokuror dhe asnjë tjetër si ai, ta njollosë në këtë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne kemi qenë të detyruar që ta mbrojmë veten dhe vendin tonë. Dhe do ta bëjmë sërish. Nëse na imponohet, edhe një herë do të demonstrojmë me fakte se UÇK ka zhvilluar një luftë të ndershme për liri, kundër një prej ushtrive më të fuqishme dhe më agresore në botë, të udhëhequr nga një bandë kriminale serbësh. Luftëtarët e lirisë, që në vitet 1998 e 1999 morën armët në duar për të mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre, ndaj përpjekjeve gjenocidale të Serbisë, meritojnë vetëm nderim e lartësim dhe jo fyerje në këtë mënyrë", tha Veseli.

Ora 19:44
Thaçi e Veseli në akuzë për krime lufte, Rama: I indinjuar, jam në krah të të gjithëve që luftuan për çlirimin e Kosovës

Ngritja e aktakuzave ndaj Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit nga prokuroria e Hagës për krime lufte gjatë luftës Serbi-Kosovë, ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama, i cili shkruan se nuk gjend fjalët e duhura për të shprehur këtë indinjatë të thellë. Rama shkruan se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krahë të atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës nga ferri që kishte krijuar Sllobodan Milosheviç. 

Sot më shumë se kurrë duhet të nderojmë Luftën Çlirimtare të Kosovës, tha Rama, duke shtuar se kjo luftë mbylli me lavdi një histori padrejtësie në zemër të Europës.

"Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time! Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës! Rroftë Kosova dhe sot më shumë se kurrë nderim udhëheqësve të luftës çlirimtarë", shkruan Rama.

Ora 18:25
Aktakuza nga Gjykata e Hagës ndaj Thaçit e Veselit, Meta: Besoj në pafajësinë e tyre!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Prokurori i Specializuar në Prokurinë e Gjykatës së Hagës bëri publike një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kreut të kuvendit Kadri Veseli, të paraqitur pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 prill 2020. Ai u shpreh se  beson në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.

"Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar. Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri", shkruan Meta.

Ora 17:16
Zëdhënësi i Brukselit: BE-ja mbështet fortë punën e Gjykatës Speciale të Hagës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka thënë gazetarëve se blloku evropian është "mbështetës i fortë i punës" së Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë Speciale, sepse ato janë "dëshmi e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit", i cili njëherësh është element kryesor i rrugës së Kosovës në BE.

Ndërkohë, përmes një reagimi zyrtar, BE-ja ka thënë se nuk komenton procedurat e Zyrës së Prokurorit Special dhe Dhomave të Specializuara, sa u përket punës së tyre, dhe se këto çështje duhet të adresohen te këta mekanizma.

“Është shumë e rëndësishme që Zyra e Prokurorit Special dhe Dhomave të Specializuara të vazhdojë të bëjë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje”, është thënë mes tjerash në reagim.

Ky reagim vjen pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 25/06/2020 07:58

    Kjo esht loja e k... eu plake qe e quante enveri ...te quash viktimen vrases dhe vrasesin viktim .....ska gajle do i regulloj amerika keto gjera ....dhe ne do jemi pjes e amerikes ne eu ...ndryshe nuk behet duan gjiftet sllav e grek ne sna duan ( arsyeja kryesore esht feja)

    Përgjigju
  • Klodi: 25/06/2020 07:52

    Se akuzat jan te pa baza as veseli as thaçi nuk kan pse tremben nga drejtisia nqs gjithmone besoj ne drejtesi

    Përgjigju
  • tirana: 25/06/2020 07:32

    Mire tju behet, kur i varni shpresat tek hajdutet!! Leviz kosovar mos degjo ca pisa qe per pare shesin grate si politikanet shqiptar!! Pare, pare, Edi rama nuk pyet fare, Linden e dergon per pazare!

    Përgjigju
  • Iris: 25/06/2020 02:36

    Z.Stano flet per /perkushtimin e Kosoves ndaj ligjit/,po Evropa /iu perkushtua ligjit /njesoj pas gjyqeve te Nurenmbergut,pas L.II.B.,apo ndryshojne kohet dhe standartet?

    Përgjigju
  • Papi: 25/06/2020 00:30

    Mos i ngaterrojme gjerat Prokurori i hages tha qe ska asnje akuze kunder uck por kunder individeve Pra mos vraponi te mbroni uck se askush se ka sulmuar Per mendimin tim kjo goditje vjen nga gjermania sepse ajo ishte kunder nderrimit te kufijve dhe ne shba shkohet per kete pazar prandaj e rrezuan qeverine kurti sepse ishte kunder ndarjes pra shba rrezoi qeverine kurti gjermania akuzoi thacin, me vjen keq qe politikanet tane qe mendojne se kane nivel te luajne lojra me gjigande si shba e be me keta endrra humb vetem kosova

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 24/06/2020 21:46

    E more Lulush u bere dosjen Hages kunder shqiptareve dhe Uck .ti je nje qelbesire .nje tradhtar she nje fatkeqesi kombetare

    Përgjigju
    • Bardha: 24/06/2020 22:57

      Po cfare thote Luli behet ne te gjithe Europen, perverse ne Shqiperi. Ehh rahman debili Kta nuk akuzojnr uck por thaqin e veselin

  • Zenel: 24/06/2020 20:34

    Tashme eshte e qarte qe loja gjeopolitike ne Ballkan po luhet rendshem! Tashme kuptohet qe kemi gjithe Europen kunder! Tashme do shikojne nese Vuçiç-it di ha kapin koken ne morse ne Washington apo jo! Tashme do shohim Nese do kete premisa për bashkim kombetar ose jo! Ate perrallen me integrim ne BE të Shqiperise shkoni dhe tregojeni neper kopshtet pa dreke të Europes!!! Hapesira shqiptare nuk do hyje kurre ne Europe; pasi jo vetem ne jemi larg nga Europa, por as Europa nuk na do! Shqiperia duhet ta terheqe aplikimin e saj per anetaresim! Nuk ja asnje shans te hyjme ne BE pasi do Na vene perhere kushte qe ndryshojne!!! Kemi ZERO aleate ne Europe!!!! Amerika mbetet I vetmi shtet për shprese ekzistence!!!

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 24/06/2020 23:20

      Edhe emrin Zenel edhe te besh analiza gjeopolitike nuk shkon, sikurse qe nuk shkon te kesh emrin Hashim ose Kadri e te luash tenis mes Evropes e Amerikes nuk shkon. Liria e vertete per Shqiptaret e Kosoves tani me eshte shume afer dhe do te kurorezohet me denimin perfundimtar te ketyre kriminelave nga drejtesia nderkombetare - per Hashimin uroj te kete fatin e homologut te tij Sllobodan Miëloshevicit sepse edhe ai njejte ka vra kundershtaret e tij politik si dhe ka vra civil pleq e plaka.

  • Trnakop Kacija: 24/06/2020 18:56

    Ne aktakuze ( qe dp te konfirmohet) shumica absolute e viktimave ( prej atyre 100 qe pretendohet) jane Shqiptare te Kosoves dhe ata kundershtare politik - psh Ahmet Krasniqi, Xhemajl Mustafa, Ismet Rraci, Ekrem Rexha, Enver Maloku e plote te tjere, e qebesa edhe nje numer shume i madhe i atyre qe u plagosen e u sakatuan por mbijetuan etj etj - e mos te flasim per uzurpime e shkaterrime pa fund deri ne piken ku kane vjedh edhe ne tender per varreza te deshmorebe, ku kane shkaterruar ate pak drejtesi ku kane shkaterruar plotesisht arsimin dhe shendetesine etj etj duke krijuar pasuri enorme personale e varferi ekstreme ne masa te gjera - e per zoten per keta nuk ka dhe nuk do te kete meshire e as per kelyshet e tyre.

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 24/06/2020 23:13

      Lui nuk je i informuar sakte - gjykata speciale ka mandat per te gjitha krimet deri me dqte 31.12.2000 pra gati 6 muaj pas nderprejes se veprimeve luftarake ne Kosove dhe futjen e trupave te NATO-s ne Kosove. Per me tutje kjo gjykate ka edhe te drejten e konfiskimit te pasurive te personave te denuar per krime dhe te hyrat nga shitja e atyre pasurive te kompenzoj familjaret e viktimave per humbjen e tyre - nje gje e tille do behet nga nje agjencion me jashte Kosove po qe do te veproj ne Kosove - kete here Hashimi dhe Kadrija kane me i la krejt gjynahet - thjesht kane marre fund dhe nuk kush i shpeton me.

    • Lui: 24/06/2020 21:39

      Trnakop Kacija, me keto krime qe thua ti nuk merret gjykata e Hages. Se te ishte ashtu ne do kishim shpetuar nga Saliu, Meta, Basha e Rama. Se do i kishte denuar gjykata e Hages. Por jo, une mendoj qe kjo fletethirrje qe u be pikerisht ne keto momente, ishte per te shmangur pranine e Thacit ne dialogun ne Washington.

  • Paradoksi: 24/06/2020 18:31

    Po c'fare paradoksi?!..po normal,keshtu asht ne Europen anti-shqiptare,SerboMedhenjt kryjn Genocid ndaj popullsise Autoktone..,Shqiptaret ne Troje te tyne tash e qysh ne krye te heres...duhet me ndejt duarkryq e mos me mbrojt Familjen ,Lirine,Nderin e Flamurin e Trojet e tyne!!

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 24/06/2020 19:44

      Nuk po akuzohen per qe kane luftu per liri - por qe kane vrare kryesisht Shqiptare kundershtare politike, per disa pleq e plaka civile serbe dhe rome - KETO NUK JANE VEPRA TE CLIRIMTAREVE E TE PATRIOTEVE E ME SE PAKU TE SHQIPTAREVE - GJERA TE TILLA KA KRYER VETEM MILLOSHEVIQI.

  • Nino: 24/06/2020 18:06

    Kjo eshte per te vure kujen ne mes te dites, po pse nuk hetojne ne fillim krimet e bere nga armata serbe kundrejt popullsise kosovare por hetohen ato qe u ngriten ne kembe kundra okupatorit serb/jugosllav per lirine e vendit.... Te na rroja USA ne (shqipetareve) se pa te do te ishim zhdukur dy here nga harta e Evropes...

    Përgjigju
  • Druzhe: 24/06/2020 16:35

    Pse kosovaret kush i vrau meshkujt e shpive, e kush i grabiti cdo prone?! Serbi asnje , vetem lufte kufinjsh beri, kto vete po brenda llojit zhdukje masive! Vetem kto ne bashkepunim me njeri-tjetrin, E dine te gjithe kosova se ku ju pikon catia. Respekt per te gjithe qe mbyllin gojen e i lejne ti hypin akoma dhe pas lufte historikisht!!!

    Përgjigju
    • Arbëri: 24/06/2020 18:00

      Shkruaje emrin nëse je shqiptarë o mjera ! Serbia ka pre e ka djeg e përdhunuar me mijëra SHQIPËTAR të Kosovës!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nga aktorë, gazetarë, këngëtarë dhe transgjinor! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’

Nga aktorë, gazetarë, këngëtarë dhe transgjinor! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’