Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke komentuar korrigjimin e kufirit, u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen, pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave qytetare dhe paqësore për “ta ndalur krimin që po i bëhet Kosovës dhe popullit tonë”. Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, është shprehur se fatkeqësisht Kosova po kalon në një moment të vështirë.
Një udhëheqësi e kapur dhe e kriminalizuar, e udhëhequr nga Thaçi, po e nxjerr në shitje territorin e Kosovës për të fituar paprekshmërinë individuale. Ne këtë nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë këtë pasi e kemi obligim historik dhe moral. Situata politike është ajo që ka nevojë për forcim të organizatës në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosemi në krye të protestave qytetare dhe paqësore për ta ndalur këtë krim që po bëhet ndaj Kosovës dhe popullit tonë.
Albin Kurti
Pak vlen ne krahasim me Hashimin.Ti kerkoje mallra vendore,tash more grua jovendore, dhe harrove praptimin e mauneve me mallra jovendor.Jeni bere si "qervishi", dalur bojet.Ju vetem ,kur nuk frigoheni, beheni "trima",beni shurma e shkaterrime,gjeja paskeni kerkesa "patriotike" per "atdheun dhe popullin". Kosova dhe shqiptaret ,kane nevoje per dalzotet shqiptar dhe besik te popullit e vendit.Ata dhe ju jeni te deshmuar para popullit.
Përgjigju