Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot në një konferencë për media, se ka pranuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së mandatarit për formim të qeverisë së re.
Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga kjo Gjykatë që të vlerësonte kushtetueshmërinë e vendimit të Thaçit për të mandatuar Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë.
Gjykata i ka dhënë të drejtë vendimit të presidentit të Kosovës.
Teksa ka komentuar aktgjykimin e Kushtetueses, Thaçi ka thënë:
“Tani është hapur rruga për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Shpresoj se do të jetë kapitull i ri për stabilitet dhe zhvillim”.
Sipas tij, Kosova tani duhet të marrë dy hapa urgjentë: të vazhdojë kujdesin në përballjen me pandeminë, dhe që qeveria e re të prezantojë planin për rimëkëmbje ekonomike.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në kuvend nënshkrimet për thirrjen e seancës në të cilën pritet të votohet qeveria e re.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se ka kërkuar thirrjen e seancës së kuvendit për të mërkurën në ora 11:00.
“Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re”, ka deklaruar Gashi në një konferencë për media.
Gashi ka thënë se janë dakorduar edhe me partnerët e koalicionit dhe se është shprehur i bindur se LDK-ja i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
Kujtojmë se diskutimet për qeveri të re kanë nisur pas rrëzimit të qeverisë, tashmë në detyrë, të udhëhequr nga Albin Kurti, përmes një mocioni të organizuar nga LDK-ja.
Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK
17 Janar, 12:56
-
Partizani/ Ja pse Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë (DOKUMENT)
15 Janar, 18:50
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Zonat e mbrojtura/ Zhupa: Kushtetuesja kaloi në seancë kërkesën e PD, ligj që i shërben interesit të Ramës e miqve të tij
14 Janar, 13:33
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Hakmarrje pse votova për heqjen e imunitetit të tij te Mandatet! Të merret me hallet që ka me Drejtësinë, po mban peng PD
13 Janar, 13:18