Kosovë, 1 viktimë dhe 11 raste të reja infeksioni nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Kosovë, 1 viktimë dhe 11 raste të reja infeksioni nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19. Ndërkohë,  nga 2.660 testime të kryera janë identifikuar 11 raste të reja infeksioni nga 21 që ishin një ditë më parë.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 109 qytetarë, ndrësa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.563.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.544, ndërkohë që ai i viktimave është 2.248 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ndërkaq, raste aktive në të gjithë vendin janë 733.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 3.730 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 90.217 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'