Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit, regjistrohen 12 raste të reja me COVID-19

Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit, regjistrohen 12 raste të reja me COVID-19

Foto ilustruese

KOSOVË- Asnjë person nuk ka humbur jetën 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë. Ndërsa, nga 1.891 testime, janë regjistruar 14 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 12 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.292.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.721, ndërkohë që ai i viktimave është 2.256 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 166 në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 3.501 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 152.643 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

Deri më tani 26.794 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja