Furgoni i udhëtarëve përplaset me kamionin në autostradën e Kosovës, vdesin dy persona nga Tirana (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë, nga i cili kanë ndërruar jetë dy persona nga Tirana. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Peqan në autostradë, kurse rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur edhe katër të lënduar, të cilët  janë B.T. 32 vjeç nga Kukësi,  N.F. 41 vjeç dhe  F. Gj. 42 vjeç nga  Tropoja dhe B.M. 24 vjeç nga Tirana.

Ata ishin duke udhëtuar me një furgon udhëtarësh që lëvizte nga Prishtina për në Durrës i cili e ka devijuar rrugën dhe ka goditur një kamion. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë në qendrën klinike univerisitare të Kosovës në Prishtinë.

Sipas mjekut  ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 dhe në vendngjarje janë dërguar 2 autoambulanca.

"Ishin katër të lënduar, ku një person me politraumë  e demtime serioze që u dërgua në Qendrën spitalore universitare. Dy kanë qenë në gjendje më të mirë e pas kotrollit në spital janë dërguar në shtëpi", ka thënë mjeku i marrë në intervistë nga gazetarja.

Edhe pacienti i tretë pas disa orëve do të dërgohet në shtëpi.

Vajza e aksidentuar ka thënë se ka qenë me kufje në momentin e aksidentit.

"Po udhëtoja nga Tirana për në Prishtinë, pashë vetëm xhamin e thyer dhe dola direkt jashtë e kam parë vetëm një person të shtrirë përtokë, ka thënë vajza.

Ajo është shprehur se shoferi është shumë i rregullt dhe se udhëtonin gjithmonë me të.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 36-të rrugës Vermicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Peqan të Suharekës. Shoferi i furgonit të udhëtarëve është ndaluar nga policia e Kosovës dhe brenda pritet të merret vendimi për arrestimin e tij.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/10/2019 20:28

    U shojtën shqiptart. Nga 3-5-7 vete në ditë vdesin. Muteri e gjallë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'