Kospiri sqaron projektligjin për PAK:
Ligji nuk prek të drejtat e fituara

Kospiri sqaron projektligjin për PAK:<br />Ligji nuk prek të drejtat e fituara
TIRANE- Pas protestave të personave me aftësi të kufizuar lidhur me projektligjin që po diskutohet në komisione parlamentare për këtë kategori, zëvendësministrja e Mirëqenies, Bardhylka Kospiri sqaron se ky ligj nuk prek të drejtat e fituara. Duke u shprehur se personat me aftësi të kufizuar nuk janë informuar mirë lidhur me këtë projektligj, zv/ministrja Kospiri tha se drafti parashikon mbrojtje më të madhe për këtë kategori.
 
“Ky ligj nuk prek asnjë të drejtë të arritur deri më tani për PAK. Do të marrim më shumë të drejta nga sa posedojmë. Personat me aftësi të kufizuara janë informuar jo në mënyrë të drejtë. Ky ligj i mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Është ligj kuadër. Është një proces në vazhdim, do ketë hapa të mëtejshëm. Duke nxjerrë prioritet për zbatimin e konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.
 
Ky ligj kuadër vendos të drejta të barabarta për të gjithë personat me aftësi të kufizuar”, tha zëvendësministrja e Mirëqenies.
 
Duke u ndalur tek risitë që sjell ky projektligj, zv/ministrja Kospiri tha se do të ketë konfigurim të komisioneve të vlerësimit, duke nxjerrë abuzuesit nga skema.
 
“Risi është komisionimi i personave me aftësi të kufizuar .konfigurimi komisioneve të reja, do bëjë që vlerësimet të jenë edhe më reale. Personat me aftësi të kufizuar do të vlerësohen për aftësinë e kufizuar që kanë, dhe do të përjashtohen rastet abuzive. Ndërsa persona realë me aftësi të kufizuar kanë mbetur jashtë kësaj skeme. Ky ligj jep një përkufizim bazë për personat me aftësi të kufizuar sipas konventës evropiane, gjë që nuk parashikohej nga ligji ekzistues. Procesi i përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar është ndërsektorial, ka shumë aktorë të përfshirë. Ka disa ministri që duhet të përcaktojnë buxhete për personat me aftësi të kufizuar. Vetë ligji ka të përcaktuara brenda tij edhe prioritetet. Personat me aftësi të kufizuar jo vetëm që nuk humbasin asnjë të drejtë me këtë ligj, por janë më të mbrojtur”, tha zv/ministrja Kospiri.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole