Kosto “e fshehur” e kancerit
në BE, çdo vit 124 mld Euro
Kanceri çdo vit i kushton vendeve të Bashkimit Europian 124 miliardë euro. Vetëm një e treta e kësaj shifre (36%) shkon për shtrimin në spital, ilaçe dhe ndërhyrje kirurgjikale.
Kanceri çdo vit i kushton vendeve të Bashkimit Europian 124 miliardë euro. Vetëm një e treta e kësaj shifre (36%) shkon për shtrimin në spital, ilaçe dhe ndërhyrje kirurgjikale. Humbja e produktivitetit (mungesa e fitimit dhe taksat relative që i sëmuri nuk paguan për shkak të largimit nga puna ose vitet e jetës të humbura) përbëjnë 44% të shumës ndërsa 20% e kostos vjen nga shpenzimet dhe ditët e punës të humbura nga familjarët.
Janë këto rezultatet e disa kërkimeve të prezantuara në kongresin e Shoqatës Europiane të Onkologjisë Mjekësore në Vjenë. Përllogaritjet i përkasin vitit 2009 dhe janë kryer nga një grup studiuesisht të Universitetit të Oxford në Britaninë e Madhe, duke mbledhur e trajtuar të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë,
OSBE-së dhe ministrive të Shëndetësisë të vendeve përkatëse.
Përsa i përket shpenzimeve sanitare për kancerin, kostoja më e ulët për banor regjistrohet në Lituani me 32 euro në vit, ndërsa më e larta në Gjermani me 165 euro. “Shpenzimet sanitare më të mëdha regjistrohet në vendet europiane të Veriut dhe Qendrës - shpjegon raporti - Ato më të ulëta në vendet anëtare që kanë hyrë në BE në vitin 2004 dhe kanë nivele të ardhurash nacionale më të ulëta”.
Përsa i përket llojit të tumoreve, ai që kushton më shumë si kosto sanitare është tumori i gjoksit me 6 miliardë euro në vit (13% të totalit). Ndërsa rekordin e kostos totale e mban kanceri në mushkëri (19 miliardë euro) nga cilët 10 miliardë shkojnë për shkak të humbjes së produktivitetit.
Studimi i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe familjarëve të pacientëve. “Familjarët dhe miqtë e pacientëve janë vetë ata të sëmurë por nuk njihen si të tillë”, thotë një nga studiuesit. Duke krahasuar rreth një mijë persona që kujdesen për të sëmurët me po aq të tjerë që nuk kanë një problem të tillë, në kategorinë e parë rriten me 50% rastet e depresionit, ankthit dhe pagjumësisë, ndërsa me 60% rastet e dhimbjes së kokës dhe të patologjive gastrointestinale.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.2%
-
Jo
25.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1724
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15