TIRANE- Fatkeqsia e humbjes së jetës që mund ti ndodhë çdo shqiptari që jeton jashtë vendin, përballet jo vetëm me kohën e gjatë të plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm, por edhe me koston e lartë që duhet paguar nga familjarët për sjelljen e trupit të pajetë në Shqipëri. Fatet tragjike të shqiptarve që jetojnë thuajse në çdo cep të botës, janë të shprehura qartë në shifrat që Shqiptarja.com ka arritur të sigurojë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.
Nga viti 1992 deri në fund të vitit 2013, mësohet që të jenë sjellë rreth 6500 trupa të pajetë, nga shumë prej vendeve të botës. Fatet e tyre janë të ndryshme, secili tragjik në llojin e tij por numrin më të madh të jetëve të humbura jashtë e përbëjnë ato të ndodhura në vendin e punës. Rreth 60 % e shqiptarëve të pajetë që janë sjellë nga jashtë, kanë humbur jetën në aksidente në punë.
Transporti
Në varësi të largësisë së vendit prej nga sillet trupi i pajetë dhe deri në qendrën administrative ku do të kryet varrimi, agjensitë funerale kërkojnë shuma prej mijëra eurosh. Deri në vitin 2004 ky ishte një shërbim që mbulohej nga Ministria e Punëve Publike dhe Transporit, e cila kishte në dispozicion dy makina funerale. Por që prej atij viti, ky shërbim nuk ofrohet dhe familjarët janë të detyruar të gjejnë kompani funerale private për të kryer transportin.
Për të lehtësuar koston e çdo qytetarët Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, rimburson çdo familjarë me një shifër prej 70 lekë për kilometër, që nga vendi në të cilën merret i ndjeri deri në qendrën administrative ku do të kryet varrimi. Për Shqipëtarët që jetojnë jashtë territorit të BE-së, kjo shifër është fikse, 1500 dollarë. Pakënaqsitë e qytetarëve rriten pasi proçedurat e shumta që ata duhet të kryejnë nuk justifikohen me shifrat simbolike që shteti u rimburson.
Nga viti në vit numri i rasteve të regjistruara pranë kësaj ministrie shtohen. Duke ju referuar të shifrave, viti 2012 ka qënë edhe më i kobshmi për trupat e shqiptarëve të pajetë që janë transportuar me 696 raste. Vendet që kanë numrin më të madh të vdekjeve janë Italia dhe Greqia, dhe kjo argumentohet me faktin e egzistencës së një numri shuëm të madh emigrantësh në këto vende. Por raste të tilla ka edhe përtej oqeanit në Amerikë dhe Kanada, ku veç dhumbjes së humbjes së njerëzve të dashur, familjarëve të tyre u duhet tëp presin gati edhe me muaj për shkak të proçedurave të tejzgjatura.

Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

| Viktimat e riatdhesuara në vite | |
| Vite | Totali |
| 1992 | 21 |
| 1993 | 61 |
| 1994 | 142 |
| 1995 | 176 |
| 1996 | 201 |
| 1997 | 135 |
| 1998 | 110 |
| 1999 | 210 |
| 2000 | 200 |
| 2001 | 154 |
| 2002 | 253 |
| 2003 | 141 |
| 2004 | 314 |
| 2005 | 124 |
| 2006 | 318 |
| 2007 | 403 |
| 2008 | 490 |
| 2009 | 403 |
| 2010 | 602 |
| 2011 | 667 |
| 2012 | 696 |
| 2013 | 687 |