Ekspertja për ekonominë, Teuta Nunaj Kortoçi, në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" në Report TV foli për koston e jetesës së shtrenjtë në Tiranë. Ajo tha se pas dy krizave të mëdha, asaj të pandemisë dhe luftës së nisur në Ukrainë, rritja e çmimeve ka qenë e vazhdueshme.
Ajo tha se rritja e çmimeve dhe të ardhurat mesatare që janë relativisht të ulëta e kanë bërë më të vështirë jetesën e qytetarëve.
“Kemi rritje të vazhdueshme të rritjes së çmimeve, sidomos në periudhën e pikut të dy krizave, kriza pas pandemisë dhe lufta në Ukrainë. Të dyja rritën në mënyrë të ndjeshme çmimet dhe nuk u rikthyen në nivelet para pandemisë. Por sa përballohen këto çmime të larta nga të ardhurat që kanë? Duke qenë se të ardhurat mesatare janë relativisht të ulëta, kemi një pagë minimale rreth 400 euro, kjo bën që këto çmime të larta dhe kosto e lartë të përballohet me vështirësi nga qytetarët për shkak të të ardhurave të kufizuara. Çmimi i lartë, e ardhura e kufizuar e bën shumë të vështirë jetesën e qytetarëve", u shpreh Nunaj.
![]()
Sipas saj, një faktor tjetër që ka ndikuar gjithashtu në shtrenjtimin e kostos së jetesës është edhe rritja e çmimit të banesave nga tregu imobiliar.
Xh.D/Shqiptarja.com"Nëse do ta krahasojmë me Italinë, do të thoja se nuk është aq e mirë situata sa e mendojmë. Edhe në Itali, ka një favor që qytetarët italianë kanë pronësi mbi banesat ku jetojnë. Kjo i favorizon, por përdorin një shprehje që sot fëmijët janë të varfër sesa prindërit e tyre se edhe Italia ka problemin si në Shqipëri me kosto të lartë të jesesës dhe paga të ulëta. Ndaj shumë të rinj italianë, ata që janë të mirëstudiuar, kanë lëvizur nga Italia. Ajo që dua të them është se në Shqipëri ka çmime të larta, në Itali vijon kostoja e lartë e jetesës por ka mbrojtje më të lartë nga shteti. Pra ajo çka mungon në Shqipëri është shteti social dhe që ushtron kontroll mbi çmimet për të shmangur abuzimet. Pra, shteti në Itali e mbron konsumatorin. Në Shqipëri është i pambrojtur. Duke qenë se pjesa më e madhe e ekonomisë është e qendërzuar në Tiranë, të rinjtë qëndrojnë aty. Duke mos zotëruar një banesë, i drejtohen tregut imobiliar. Tregu imobiliar i ka rritur vlerat e tyre edhe për shkak të rritjes së kostove, por dhe arsye të tjera. Ka rritur çmimet. Rritja e çmimit të banesave çon në rritje të çmimit për qira, rritja e kërkesës për banesa çon në rritje në mënyrë automatike por pa bazë të qirasë. Kjo e ka bërë qytetin edhe më të shtrenjtë.", shtoi ekspertja.
Komente

