Avokati mbrojtës i Viard Kotorit, Enea Cenko tha se klienti i tij është penduar që ka tentuar të thyente dollarë false në 'Exchange' duke thënë se ai është rritur në fshatin SOS dhe se i buzëqeshi fati duke i gjetur në rrugë.
“Kotori është i penduar dhe se nuk e dinte që dollarët ishin false. Dy shokët e tij nuk kanë lidhje me krimin dhe se do të bashkëpunojnë me drejtësinë. Ai është rritur në fshatin SOS, i buzëqeshi fati duke i gjetur në rrugë”, tha avokati.
Lajmi kryesor:
Tentoi të këmbente 2 mijë dollarë false në 'Exchange', autori identifikohet prej tatuazhit në krahë! Dëshmia në gjykatë: Gjeta 8 mijë dollarë në rrugë, të tjerat i dogja! Se dija që nuk ishin të vërteta









