TIRANË-Tre të rinjtë Viard Kotori 29 vjeç, Etmond Dokushi, 32 vjeç, dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç, të akuzuar për falsifikim monedhash do të qëndrojnë në qeli. Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për 3 të rinjtë. Të rinjtë u arrestuan 18 prill 2022, ku autori Viard Kotori tentoi të thyente në një 'Exchange' 2 mijë dollarë të falsifikuar. Ka qenë punonjësja e këtij 'Exchange' që zbuloi falsifikimin dhe lajmëroi policinë, ku më pas u vunë në pranga tre persona. Report Tv siguroi videon nga 'Exchange' ku 29-vjeçari tentoi t’ia hidhte punonjëses së ''Exchange' në Tiranë, por plani nuk i shkoi siç e kishte menduar. Punonjësja e kuptoi se diçka nuk po shkonte sapo preku dollarët.
Kotori u shfaqur në gjykatë i qetë dhe i buzëqeshur, madje ka përshëndetur mediat me dy gishta lart, ndërsa para trupit gjykues mohoi që paratë false të ishin të tijat, por se i m kishte gjetur ato në rrugë. Ai madje shtoi se kishte gjetur 8 mijë dollarë, por të tjerat i kishte djegur. Edhe më habitëse ishte argumenti i avokatit të tij mbrojtës, Enea Cenko tha se klienti i tij është rritur në fshatin SOS dhe se i buzëqeshi fati duke i gjetur në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur më 29 mars 2022, ku pas denoncimit policia është vënë në ndjekje të autorit dhe 2 bashkëpunëtorëve të tij, duke i mbajtur nën vëzhgim prej javësh ku zbuloi aktivitetin e tyre. Identifikimi i autorit u bë përmes tatuazhit që kishte në krahë që dukej në kamerat e 'Exchange-it’ dhe makinës që përdorte.
Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer të paktën 20 shkëmbime parash false në pikat e kuptimit valutor. Ata kanë hedhur në qarkullim nëpër biznese në Tiranë, por edhe qytete të tjera kartëmonedha të prerjes 50 dollarë. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale "Falsifikimi i monedhave", kryer në bashkëpunim. Në total janë sekuestruar 3650 $, që nëse nuk do ishin kapur do të ishin gati për t'u hedhur në treg.
Momenti ku u diktua nga punonjesja e Exchange
Viard Kotori, 29 vjeç, i cili akuzohet për falsifikim monedhash është shfaqur para gjykatës i qetë dhe i buzëqeshur, madje ka përshëndetur mediat me dy gishta lart.
Avokati mbrojtës i Viard Kotorit, Enea Cenko tha se klienti i tij është penduar që ka tentuar të thyente dollarë false në 'Exchange' duke thënë se ai është rritur në fshatin SOS dhe se i buzëqeshi fati duke i gjetur në rrugë.
“Kotori është i penduar dhe se nuk e dinte që dollarët ishin false. Dy shokët e tij nuk kanë lidhje me krimin dhe se do të bashkëpunojnë me drejtësinë. Ai është rritur në fshatin SOS, i buzëqeshi fati duke i gjetur në rrugë”, tha avokati.
Viard Kotori së bashku me dy shokët e tij u lanë në burg nga gjykata për falsifikim parash. Kotori u justifikua para gjykatës se paratë i ka gjetur në rrugë në zonë e Laprakës. Ai tha se nuk e dinte se ato ishin false, madje shton se kishte gjetur 8 mijë dollarë dhe jo 2 mijë sa donte të thyente në 'Exchange', por se të tjerat i kishte djegur.
“Paratë i gjeta në rrugë në zonën e Laprakës, ishin rreth 8 mijë dollarë, të tjerat i dogja”, tha Kotori.
O zot ca histori koti. Gjeta 8000 dollar rruges dhe nje pjese i dogja. As nje femije 2 vjec nuk e beson nje gomarllik te tille. Avokat koti.
PërgjigjuO avokato ai tha vajzes te exchange qe ato jan terhequr nga banka Me pas iku dhe i la dollaret . Tani thot qe gjeta 8 mij dollar Tjerat i dogja !!! Pastaj i rritur ne fshatin sos Me mini cooper 2017. Cdo gje ndodh ne albanistan ,
Përgjigju