Kotzias: Komplikohet integrimi
do i vendosen kushte Shqipërisë

Kotzias: Komplikohet integrimi<br />do i vendosen kushte Shqipërisë
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për radion greke Alpha deklaroi se dëshiron që Shqipëria të jetë pjesë e BE, por tensionet Athinë-Tiranë komplikojnë anëtarësimin.
 
Përsa i përket çështjes Çame, kufirit të detit dhe ligjit të luftës, Kotzias tha se "Me ekzistencën e këtyre problemeve, procesi i anëtarësimit do të komplikohet".
 
Duke u ndalur te negociatat, ai theksoi se Samiti i Dhjetorit i liderëve të Bashkimit Europian do të vendosë disa kushte që Shqipëria duhet të zbatojë para se të hapen negociatat e anëtarësimit.
 
Do të kërkohet luftimi i krimit të organizuar dhe droga, do të përfshihet nevoja e reformës administrative dhe veçanërisht reformimi i sistemit gjyqësor.

Në konkluzionet e samitit do të përfshihet edhe detyrimi që të mos preket e drejta mbi pronën e minoritetit grek në Shqipëri
”deklaroi ai, referuar ngjarjeve të Himarës.


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës