Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka thumbuar shqiptarët, teksa ka thënë se mes dy vendeve fqinje ekziston një paradoks. Gjatë një prononcimi të shkurtër për televizionin “Star”, pas takimit me ministrin shqiptar, Ditmir Bushati, Kotzias tha se ne jetojmë në paradoks, pasi shqiptarët zgjohen në mëngjes me muzikë greke për të shkuar me energji në punë dhe më pas na shajnë.
“Ne jetojmë në paradoksin që zgjohemi në mëngjes me muzikë greke për të shkuar me energji në punë dhe më pas na shajnë. Pastaj, dalin për kafe dhe hanë një sufllaqe greke dhe në fund të ditës përsëri flasin keq për ne. Ekziston një paradoks”, tha ministri grek.
Ndërkohë, ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit, mes tyre dhe ai shqiptar, zhvilluan në Selanik të Greqisë Takimin e Dytë Ndërministror, ku temat kryesore ishin siguria, ekstremizmi, terrorizmi dhe çështja e emigracionit në Ballkan.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com