“Nëse serbët duan të hyjnë në Europë duhet të flasin me kosovarët dhe këta të fundit e dinë këtë. Sikur të kisha mundësi të kisha një rol në këtë proces do ta pranoja me shumë kënaqësi. Nuk duhet të humben vite të tëra. Prej përvojës që kam nëpër luftra duhen pritur dy gjenerata, pra 40 vite. Por kjo gjë mund të kryhet edhe më parë”, është shprehur Kouchner.
Kuocher tha se do të jetë gjenerata e dytë ajo që do t’i kuptoj gjërat, duke shtuar se kjo gjeneratë do të kërkojë punë, të shohi botën por nëse do u thuhet se duhet të presin, ata nuk do të jenë të gatshmë për të pritur.
Gjithashtu ish- ministri i jashtëm francez ka deklaruar se Kosova ka ndryshuar shumë që prej përfundimit të luftës dhe shpalljes së panvarësisë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com