Kovaçevski: Ditë historike, jam i lumtur për këtë pritje të BE-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski në fjalën e tij tha se është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh fillojnë negociatat.

‘Dua të shpreh falënderimet e mia për të gjithë miqtë në Bashkimin Europian, për mbështetjen, përfshirjen dhe zotimin ndaj integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, zotimi i tyre që sot ne jemi këtu në Bruksel të marrim hapin e parë drejt anëtarësimit të plotë. Në të njëjtën kohë, vë në dispozicion veten time shfrytëzoj këtë mundësi për të përgëzuar qytetarët e Shqipërisë, kolegun tim Edi Rama për nisjen e negociatave për vendin e tij.

Besoj se ky fillim i ri për rajonin do jetë begati dhe progres dhe kur ka progres në një vend, kjo do nxisë progresin në vendet e tjera dhe në fqinjët e tjerë. Ne do vijojmë me të njëjtën dinamikë të bashkëpunimit rajonal dhe aktualisht do vijojmë siç kemi bërë deri më tash në mënyrë të shkëlqyer në interesin e qytetarëve tanë. Do mbetemi të përqendruar mbi kuadrin fillestar të procesit të integrimit dhe kështu do punojmë për veten tonë dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit drejt BE-së.

Të dashur miq, është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh, sot po fillojmë përfundimisht negociatat, po hapim një perspektivë të re për vendin tonë dhe për qytetarët tanë dhe në mënyrë të sigurt, do i bashkohemi familjes së madhe europiane. Kjo ka qenë qëllimi ynë strategjik prej vitesh. Njohëm dhe pranojmë propozimin europian që morëm, përmes një procesi të gjerë konsultimi, si zgjidhja më e mirë e mundshme që respekton dhe është në përputhje me vijat e kuqe, në disa aspekte, dhe në të njëjtën kohë, përfundimisht ofron nisjen e negociatave.

Ky propozim përkufizon gjënë maqedonase pa shtesa, shpjegime, shënime në fund të fletës, diçka që ka qenë e një rëndësie të madhe për ne. Dyert e hapura për gjuhën tonë maqedonase, për tu bërë një nga gjuhët zyrtare të BE-së, është diçka që unë personalist e shikoj si një nga arritjet më të mëdha dhe sukseset më të mëdha.

Në këtë mënyrë, gjuha maqedonase jo vetëm do jetë e mbrojtur por do ketë një promovim të madh për shkak se shumë vende dhe kultura dhe tradita nuk kanë lidhje me gjuhën maqedonase, pra do ketë mundësi ta dëgjojnë dhe në të njëjtën kohë, identiteti ynë, çdo gjë autentike e gjuhës sonë, e kulturës sonë, dokeve dhe zakoneve tona do mbetet saktësisht ajo që është, autentikisht maqedonase në BE dhe Bashkimi Europian do jetë më i pasur në diversitetin e tij. Maqedonia e Veriut, si nga aspektet natyrore dhe civilizim që i përkasin BE-së dhe vendi ynë është në BE. Ne e kemi thënë shpesh dhe gjatë kësaj kohe që jemi partner i besueshëm i BE-së dhe për shtetet anëtare dhe do vijojmë të punojmë dhe të funksionojmë në këtë mënyrë.

Kjo është arsyeja pse unë pres të marr një shembull pozitiv të integrimit të shpejtë për vendet anëtare në BE. Ashtu siç patëm procesin më të shpejtë të integrimit si shtet anëtarë të NATO-s, jemi gati për BE. Sinqerisht, jam shumë i lumtur, së bashku me qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë mikpritje të BE-së, nëse mund të parashikojmë një datë fillimi, atëherë kjo padyshim do jetë një ditë e shkëlqyer historike, një ditë që do na bëjë krenarë, një ditë që do ofrojë siguri dhe të ardhme europiane. Ju faleminderit dhe ju uroj të gjithëve suksese!’- tha kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski.


Lajmi kryesor:

Negociatat/ Rama: Shqiptarët nuk u dorëzuan kurrë për ëndrrën evropiane! Kovaçevski: Evropa më e pasur me ne! Von der Leyen: Ballkani, pjesë e kësaj familje (VIDEO)


M.Q./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën