Negociatat/ Rama: Shqiptarët nuk u dorëzuan kurrë për ëndrrën evropiane! Kovaçevski: Evropa më e pasur me ne! Von der Leyen: Ballkani, pjesë e kësaj familje (VIDEO)

BRUKSEL-Në Bruksel, para nisjes së konferencave të para Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe Shqipëri-Maqeëdoni e Veriut, Kryeministri Rama, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, Petr Fjala, Kryeministër i Çekisë dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dolën në një konfereëncë për shtyp.

Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, e nisi fjalën e saj me një urim për të dyja vendet që ndërmarrin sot hapin e rëndësishëm.  Ajo tha se e gjatë kohës së rrugëtimit të vendeve drejt BE-së do të ketë shumë investime nga Unioni. Von der Leyen u shpreh se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane.

Në fjalën e tij në konferencën për shtyp para nisjes së negociatave nga Brukseli, Kryeministri Rama tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën evropiane.

Ai nuk harroi të falënderonte Von der Leyen dhe Presidentin francez Macron për ndihmën por një falënderim të veçantë e pati për ish-Kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën e uroi edhe për ditëlindjen.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski në fjalën e tij tha se është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh fillojnë negociatat, ndërsa kryeministri çek Petr Fiala, tha se ndjehet krenar që ky hap i madh për Ballkanin Perëndimor nis në Presidencën çeke të BE-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:23
Kovaçevski: Ditë historike, jam i lumtur për këtë pritje të BE-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski në fjalën e tij tha se është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh fillojnë negociatat.

‘Dua të shpreh falënderimet e mia për të gjithë miqtë në Bashkimin Europian, për mbështetjen, përfshirjen dhe zotimin ndaj integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, zotimi i tyre që sot ne jemi këtu në Bruksel të marrim hapin e parë drejt anëtarësimit të plotë. Në të njëjtën kohë, vë në dispozicion veten time shfrytëzoj këtë mundësi për të përgëzuar qytetarët e Shqipërisë, kolegun tim Edi Rama për nisjen e negociatave për vendin e tij.

Besoj se ky fillim i ri për rajonin do jetë begati dhe progres dhe kur ka progres në një vend, kjo do nxisë progresin në vendet e tjera dhe në fqinjët e tjerë. Ne do vijojmë me të njëjtën dinamikë të bashkëpunimit rajonal dhe aktualisht do vijojmë siç kemi bërë deri më tash në mënyrë të shkëlqyer në interesin e qytetarëve tanë. Do mbetemi të përqendruar mbi kuadrin fillestar të procesit të integrimit dhe kështu do punojmë për veten tonë dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit drejt BE-së.

Të dashur miq, është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh, sot po fillojmë përfundimisht negociatat, po hapim një perspektivë të re për vendin tonë dhe për qytetarët tanë dhe në mënyrë të sigurt, do i bashkohemi familjes së madhe europiane. Kjo ka qenë qëllimi ynë strategjik prej vitesh. Njohëm dhe pranojmë propozimin europian që morëm, përmes një procesi të gjerë konsultimi, si zgjidhja më e mirë e mundshme që respekton dhe është në përputhje me vijat e kuqe, në disa aspekte, dhe në të njëjtën kohë, përfundimisht ofron nisjen e negociatave.

Ky propozim përkufizon gjënë maqedonase pa shtesa, shpjegime, shënime në fund të fletës, diçka që ka qenë e një rëndësie të madhe për ne. Dyert e hapura për gjuhën tonë maqedonase, për tu bërë një nga gjuhët zyrtare të BE-së, është diçka që unë personalist e shikoj si një nga arritjet më të mëdha dhe sukseset më të mëdha.

Në këtë mënyrë, gjuha maqedonase jo vetëm do jetë e mbrojtur por do ketë një promovim të madh për shkak se shumë vende dhe kultura dhe tradita nuk kanë lidhje me gjuhën maqedonase, pra do ketë mundësi ta dëgjojnë dhe në të njëjtën kohë, identiteti ynë, çdo gjë autentike e gjuhës sonë, e kulturës sonë, dokeve dhe zakoneve tona do mbetet saktësisht ajo që është, autentikisht maqedonase në BE dhe Bashkimi Europian do jetë më i pasur në diversitetin e tij. Maqedonia e Veriut, si nga aspektet natyrore dhe civilizim që i përkasin BE-së dhe vendi ynë është në BE. Ne e kemi thënë shpesh dhe gjatë kësaj kohe që jemi partner i besueshëm i BE-së dhe për shtetet anëtare dhe do vijojmë të punojmë dhe të funksionojmë në këtë mënyrë.

Kjo është arsyeja pse unë pres të marr një shembull pozitiv të integrimit të shpejtë për vendet anëtare në BE. Ashtu siç patëm procesin më të shpejtë të integrimit si shtet anëtarë të NATO-s, jemi gati për BE. Sinqerisht, jam shumë i lumtur, së bashku me qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë mikpritje të BE-së, nëse mund të parashikojmë një datë fillimi, atëherë kjo padyshim do jetë një ditë e shkëlqyer historike, një ditë që do na bëjë krenarë, një ditë që do ofrojë siguri dhe të ardhme europiane. Ju faleminderit dhe ju uroj të gjithëve suksese!’- tha kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski.

Ora 09:13
Rama nga Brukseli: Shqiptarët nuk u dorëzuan kurrë së besuari në ëndrrën evropiane

Në fjalën e tij në konferencën për shtyp para nisjes së negociatave nga Brukseli tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën evropiane.

"Do na duhet të flasim disa herë sot kështu që do t’ja nisja në këtë mëngjes me falënderime dhe padyshim dua të falënderoj së pari dhe kryesisht presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte sesi të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte për të dy ne, për BE-nw dhe për Ballkanin Perëndimor, të luftonte për të tërë shtetet anëtare dhe për ne, që vendet aspiruese. Ndërkohë dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që s’është më tashmë aktive, por pa të s’do të ishim këtu sot, e cila është zonja Merkel. Ajo ka datëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat.

Në ndërkohë falënderime shkojnë, pa thënë që s’do të ishim këtu pa përpjekjet e tepërta të presidencës franceze dhe presidentit francez Emanuelit dhe ekipit të tij që kanë punuar pareshtur dhe palodhur, veçanërisht gjatë samitit të NATO-s natë e ditë. E kanë dëshmuar këtë gjë, pra që të mbërrinim në propozimin përfundimtar francez i cili shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde. 

Pra shumë faleminderit mbarë popullit shqiptar, i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e udhëtimit europian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë, pas 3 vitesh kaq shumë të ndërlikuar ku refuzimet prej Këshillit te Europës nga njëra anë dhe tërmeti, pandemia, lufta nga ana tjetër, krijuan një situatë vërtet të vështirë, por na forcon më shumë seç ishim. Vërtetë përzemërsisht dua të falënderoj Peterin i cili bëri rrugën nga Praga për në Bruksel sot dhe të jetë këtu i pranishëm në emër të presidencës çeke për të shtyrë përpara integrimin e plotë të Ballkanit perëndimor.

Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit por situata është kjo që është dhe është mirë kështu siç është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe ndërtojmë një Shqipëri europiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur perëndimor, të fortë dhe demokratik. Faleminderit!’- tha kryeministri Edi Rama.

Ora 09:12
Kryeministri çek: I lumtur që ky hap i madh për Ballkanin Perëndimor nis me Presidencën çeke

 

Kryeministri çek Petr Fiala, është shprehur se ndihet krenar që ky hap i madh për Ballkanin Perëndimor nis në Presidencën çeke të BE-së.

‘E dashur Ursula,

të nderuar Kryeministër, Edi dhe Dimitar,

zonja dhe zotërinj,

Në emër të presidencës çeke në Këshillin e BE-së i uroj të dy vendeve tuaja, Maqedonisë  së Veriut dhe Shqipërisë për këtë gur kilometrik. Ne do jemi në të fortë nga zgjedhja juaj, që është testuar tashmë shumë herë.

Duke patur parasysh agresionin rus, ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të patur të njëjtën politikë sigurie me BE-në.

Në Europën e sotme ne duhet të jemi bashkë gjatë gjithë kohës. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor dhe do vazhdojë të jetë e tillë. Ne kemi nderin që një progres i tillë ndodh gjatë presidencës sonë.

Megjithatë, ne duhet të falenderojmë edhe presidencën franceze për punën e tyre dhe dedikimin që na solli në këtë moment historik. Republika Çeke dhe e gjithë Europa Qendrore e di shumë mirë rëndësinë e integrimit europian për demokracitë tona, për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.

E ardhmja e Bashkimit Europian është brenda BE-së dhe për këtë ju uroj, pikërisht, anëtarësimin sa më të shpejtë në familjen europiane.’- tha kryeministri i Republikës së Çekisë, Petr Fiala.

Ora 09:08
Çelja e negociatave, Von der Leyen: Shqipëria do t’i bashkohet mekanizimit të BE-së për emergjencat civile

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave. Von der Leyen tha se gjatë kohës së rrugëtimit të vendeve drejt BE-së do të ketë shumë investime nga Unioni. Von der Leyen u shpreh se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane.

'I nderuar Kryeministër Fiala,

I nderuar Kryeministër Rama,

I nderuar Kryeministër Kovačevski,

Ky është një moment histori!

Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur pikërisht negociatat për aderimin në BE dhe jam shumë e lumtur që jam këtu me ju, ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri, i qytetarëve tuaj, i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë për të arritur këtu dhe keni treguar jashtëzakonisht shumë përkushtim për vlerat tona. Keni treguar këmbëngulje, keni patur besim tek procesi drejt BE-së, keni zbatuar shtetin ligjor, keni median e lirë, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma dhe keni modernizuar ekonominë tuaj.

Ju keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE-së por për të gjitha sepse këto janë të mira për vendin tuaj dhe këto reforma tashmë po japin një cilësi më të mirë jetese.

Ne si Komision Europian ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës e do të vazhdojmë ta bëjmë prandaj shkurtimisht le të reflektoj mbi tre tema:

Së pari, mbi negociatat. Pas konferencës ndërqeveritare sot, Komisioni dhe ekipet negociuese do të fillojnë punën sot dhe shqyrtimi i akive europiane do të jetë hapi i parë dhe ky shqyrtim do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet, mbi të gjitha marrëveshjet europiane e ne do të vijojmë shumë shpejt me të.

Pika e dytë është që ne do të vathojmë të jemi më afër në fusha kyçe, për shembull Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane dhe kjo do të rrisë pikërisht përballjen që Shqipëria do të ketë mbi emergjencat civile, mbi tërmetet apo aspektet e tjera të dëmeve të ndryshme në mënyrë të tillë që BE do të jetë aty sa herë që do të ketë shkaqe të tilla.

Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të shqyrtojë me ne marrëveshjen FRONTEX, që do të jetë dislokimi i FRONTEX në kufijtë e Maqedonisë së Veriut dhe Dimitar, ti mund të mbështetesh tek mbështetja ime që të gjitha ligjet do të përkthehen në gjuhën maqedonase pa fusnota e të gjitha do të jenë në gjuhën maqedonase.

Pika e tretë është që përfitimet do të vijojnë teksa ju do të keni rrugën drejt BE-së. Do të ketë rritje të investimeve, do të ketë bashkëpunime të ndryshme në fusha kyçe si energjia dhe transporti. Ju do të maksimizoni impaktin e fondeve të BE-së që do të thotë punësime të reja, mundësi të reja e pikërisht për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj dhe këtë meritojnë.

Në fund, kryeministër Rama, i dashur Edi

Kryeministër Kovačevski, i dashur Dimitar, do t’ju drejtohem personalisht.

Ju keni treguar kaq shumë lidership, vizion, ju keni treguar durim strategjik me sasi të mëdha dhe jo thjesht kaq por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus, ju keni treguar pikërisht bashkimi tuaj me vlerat europiane si partnerë të vërtetë prandaj personalisht do doja t’ju falënderoja.

Kryeministër Fiala, urime sepse fillimi i negociatave i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një sukses i presidencës çeke e kjo është ngitu normalisht dhe nga puna e presidencave të mëparshme e ju do të luani një rol të rëndësishme që ky proces të shkojë përpara. Populli shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut e meriton dhe ne të gjithë do të jemi bashkë, ku një ditë do të presim si Maqedoninë edhe Shqipërinë si të barabartë.' tha presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qiftelia: 19/07/2022 18:01

    Vallahi veç baca Sal asht mujt me na çue n’evropi. Me Ramen sa mujt me pas evrop nbot jo. Ec baca Sal, asht koha me rrxue ram kasapin.

    Përgjigju
  • alma: 19/07/2022 14:55

    ne nuk u dorzuam dhe vazhduam te besojm se kjo do behej realitet dhe ja ku jemi sot fal rames

    Përgjigju
  • Geri: 19/07/2022 14:53

    Endrra jon do te behet realitet vetem fal jush

    Përgjigju
  • Fjordi: 19/07/2022 14:48

    Kemi punuar shume dhe jemi zhvilluar shume nuk ka patur arsye per te mos besuar

    Përgjigju
  • Mondi: 19/07/2022 14:26

    Mezi e kemi pritur kjo ka qene endrra jone me e madhe dhe kete enderr na i realizoj z.kryeminister me fat qe drejtohemi nga ju

    Përgjigju
  • titi: 19/07/2022 14:26

    nuk e di cfare duhet ti bejm ketij njeriu bravo z.rama na ke sjellur ty ku ne enderronim te ishim nje dite ju me te vertet meritoni rrespektin e te gjiteh shqipetareve

    Përgjigju
  • joni: 19/07/2022 14:25

    ca zhvillimi do kete shqiperia kam shum besim

    Përgjigju
  • Kleo: 19/07/2022 14:24

    Nje dite e rendesishme per te gjithe shqiptaret dhe urojme te kemi vetem Lajme te mira

    Përgjigju
  • Ona: 19/07/2022 14:17

    Te falenderojm kryeminister qe fale kembenguljes dhe punes suaj sot ja arritem dhe kesajjj dite.Lajmi i shumepritur per te gjithe shqiptaret,me ne fund po na behet endrra europiane realitet????????????????Je lider i pakrahasueshem Edoooo!!!

    Përgjigju
  • Beni: 19/07/2022 14:09

    E kemi pritur shume kete dite dhe me ne fung e moren lajmin e shume pritur

    Përgjigju
  • Ada: 19/07/2022 14:08

    E gjithe kjo u arrit ne saje te kembenguljes se kreut tone Z. Rama. Tani u hap rruga e bllokuar nga shume vende e individ.Te presim si do ecin punet. Shpresa e madhe per Shqiperine.

    Përgjigju
  • Krist: 19/07/2022 14:05

    Vetem ju mund ta realizonit kete enderr kaq te madhe

    Përgjigju
  • Ines: 19/07/2022 14:04

    Arritjet dhe sukseset tuaja jane per tu vleresuar zoti Rama

    Përgjigju
  • Alesia: 19/07/2022 13:32

    Te kene inat ata te pd , cfare do bej saliu tashti , ahh po do mbaj bastunin dhe te shijoj pencjonin e tij se ska me takat hahaha

    Përgjigju
  • Nori: 19/07/2022 13:24

    Dhe endrra jone u be realitet kush tjeter mund ta realizonte kete gje askush tjeter pervec z.rama krenohemi qe drejtohemi nga nje lider si ju

    Përgjigju
  • Gazi: 19/07/2022 13:23

    Kete enderr na i plotesuat vetem juve z.rama dhe kjo erdhi fal punes tuaj te palodhur dhe perkushtimit tuaj

    Përgjigju
  • Arbërori: 19/07/2022 11:57

    Shqiptarët qëndruan deri sa i vodhe e i largove nga shtëpia e tyre, e tani shitë pordh te Vucici se në të njohim o tradhtar

    Përgjigju
  • Eri: 19/07/2022 10:42

    CDU ti bjere fyellit ne opozite dhe ca vite ! E moren ne qafe evropen me varesine nga gazi rus !Nuk po ja shohim me surratin Merkel!! Te babezitur pas parase !!!

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 19/07/2022 09:26

    Kam ca vjet qe mendohem te vij apo jo te jetoj ne Shqiperi. Ne fakt shume ikin po une dua t'i shijoj te mirat qe po krijon Edi Rama per shqiptaret, ndaj ka shume mundesi qe edhe une te ndertoj nje shtepi ne Surrel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën