Kovaçevski: Vonesat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, ‘goditje’ e besimit ndaj unionit! Gjeni formulën dhe na anëtarësoni

 Kovaçevski: Vonesat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, ‘goditje’ e besimit ndaj unionit! Gjeni formulën dhe na anëtarësoni

Flamuri shqiptar, i BE dhe maqedonas

Edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po humbin kohë të çmueshme, bllokada e BE ndaj dy vendeve është një “goditje” serioze e besimit ndaj unionit, ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Ai tha se pyetja më e rëndësishme është se cfarë po humb BE nga kjo vonesë, duke nënkuptuar se është një humbje reciproke.

Këto janë qëndrimet e kryeministrit gjatë fjalës së tij në Konferencës së Mynihut për Siguri, gjatë debatit me temë “Mos shiko ndaras, hartimi i rrugës për BE dhe Ballkani Perëndimor”.

“Ballkani Perëndimor funksionon si sistem i enëve të ndërlidhura. Kur ka përparim në një vend, ajo është nxitje për përparim te fqinjët tjerë. Bllokada e BE-së ndihet në gjithë rajonin si goditje serioze drejt besimit ndaj Unonit. Për shkak të mosmiratimit të kornizës negociuese, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria humbin kohë të çmueshme. Por, pyetja më e rëndësishme është çfarë humb Bashkimi Evropian në këtë rast. Kredibiliteti i BE-së është vendosur në pikëpyetje”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski ka theksuar se, kjo situatë inkurajon dhe përforcon interesin e palëve të treta në rajon. Nëse BE tregon mungesë apo dobësi në Ballkanin Perëndimor, atëherë palët e treta do të kenë më shumë mundësi të përmbushin atë zbrazëti e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në planin gjeostrategjik. Për këtë, siç ka thënë ai, BE duhet të gjejë formulë se si të mbajë fjalën dhe të vazhdojë me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, të shtojë optimizëm se vlerat evropiane dhe parimet janë ende realitet.

 “Maqeonia e Veriut mbetet e përkushtuar në Procesin e Berlinit dhe në perspektivën evropiane, ndërsa qëllimi ynë është një dhe i vetëm – anëtarësim i barabartë në familjen e popujve evropianë dhe shteteve – Bashkimin Evropian. Për këtë, ju inkurajojë të gjeni formulën e vërtetë e cila do të përshpejtojë tempon dhe procesin e zgjerimit të BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor. Kjo kuptohet është sfida për Francës si kryesuese me BE-në në këtë mandat gjashtë mujor. Lënia e zbrazëtirës gjeostrategjike në pjesën tonë të Evropës nuk është opsion. Na nevojiten procese të parashikuara, të besueshme, të përforcuara dhe të përshpejtuara të integrimit në BE”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski ka folur edhe për iniciativën “Ballkani i Hapur”, duke theksuar se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia nuk qëndrojnë në vend kur është në pyetje evropianizimi i dy shteteve dhe shoqërive. Sipas tij, “Ballkani i Hapur” është iniciativë e shkëlqyer por nuk është, nuk pretendon të jetë dhe as nuk mund të jetë alternativë për BE-në.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi