Kovacic: Takimi Jahjaga-Vucic
prapa dyerve të mbyllura

Kovacic: Takimi Jahjaga-Vucic<br />prapa dyerve të mbyllura
BEOGRAD- Takimi do të zhvillohet në hotelin “Kraun Plaza” në Beograd dhe do të jetë sipas parimit “prapa dyerve të mbyllura”, që do të thotë se nuk do të jetë i hapur për publik.

Në takimin e grupit të komisionit trelateral evropian, i cili do të mbahet në Beograd nga 31 tetori deri më 2 nëntor, përveç Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, janë të ftuar edhe Kryeministri serb, Aleksandar Vucic dhe ministra të Qeverisë serbe, si dhe liderë tjerë rajonalë.
Takimi do të zhvillohet në hotelin “Kraun Plaza” në Beograd dhe do të jetë sipas parimit “prapa dyerve të mbyllura”, që do të thotë se nuk do të jetë i hapur për publik, i ka thënë të përditshmes serbe “Danas”, Jovan Kovacic, president i grupit kombëtar serb të këtij organizimi.

“Sipas rregullave, në takim nuk ftohen Presidentë e Kryeministra, vetëm ata që kanë çfarë të thonë për gjendjen në vendin e tyre dhe që janë përgjegjës për vendet e tyre. Atifete Jahjaga është e ftuar si një prej liderëve të Ballkanit Perëndimor. Janë të ftuar edhe Kryeministri serb e ministra të qeverisë serbe si dhe liderë tjerë rajonalë”, ka thënë Kovacic.

Në pyetjen e “Danasit” se a mendon që pjesëmarrja e Presidentes së Kosovës do të jetë pengesë për Qeverinë e Serbisë, ai ka shtuar se do të presim fillimisht konfirmimin e ardhjes së të gjithë të ftuarve, ndërsa ka thënë se nuk sheh ndonjë problem për këtë çështje duke qenë se Prishtina dhe Beogradi kanë nënshkruar marrëveshjen e Brukselit.

Marrë nga "Express"

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari