Kovë me ujë në kokë regjizorit
Bombaj, në kërkim Stresi

Kovë me ujë në kokë regjizorit<br />Bombaj, në kërkim Stresi
Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit 'Stresi' është përfshirë në një tjetër sherr me regjisorin Leonard Bombaj në një aktivitet gjatë ditës së djeshme.
 
'Stresi' pasi ka shkëmbyer fjalë dhe e ka ofenduar i ka hedhur ujë Bombajt.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të mërkurës në rrugën ‘4 Dëshmorët”.

Në momentin e sherrit kanë ndërhyrë personat e tjerë që ndodheshin në aktivitet për të qetësuar situatën.
 
Ndërsa Leonard Bombaj nuk është mjaftuar me kaq, por ka depozituar kallëzimin në policinë e Tiranës, e cila ka referuar materialet në prokurori për të nisur procedimin. 

Përplasja mes Arkimed Lushajt e Leonard Bombaj është e hershme, pasi Stresi e ka akuzuar më parë Bombajn se ka përdhunuar një minorene.

Djali i Sali Lushës ishte në kërkim nga policia, pas arratisë së tij një vit më parë nga rajoni i policisë.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas