KPA çel hetimin gjyqësor për prokurorin e 'Gërdecit' dhe 'Bandës së Lushnjes' (VIDEO)

TIRANË-  Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos të rihetojë pasurinë e prokurorit të apelit apelit Shkodër, sot anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë Arben Dollapaj.

Rihetimi i pasurisë së Dollapaj u kërkua pasi komisioneri publik arriti në përfundimin e shkalla e parë e vettingut kish kryer një hetim të paplotë duke e konfirmuar në detyrë në gusht të 2018-ës.
Në seancën e zhvilluar këtë të hënë KPA kërkoi hetim më të thelluar për dy banesat e tij në Valbonë e deklaruar si shtëpi banimi por që sipas ankesave shërben si bujtinë si dhe për banesën tjetër në Selitë.
Lidhur me banesën e deklaruar në Valbonë me një sipërfaqe prej 227 metra katror , komisioneri u shpreh se deri më sot ende nuk është identifikuar investitori i kësaj godine për të cilën rezultojnë disa vlera të ndryshme investimi. 
Ndërkohë, në dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe anës profesionale, prokurori Dollapaj doli i pastër. 

Prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla me të cilin pati përplasje ndërkohë që më datë 6 gusht 2018 ai kaloi me sukses proçesin e Vetingut. Dollapaj ka pasur në shqyrtim disa nga çështjet më të rëndësishme, si “Banda e Lushnjes”, “Gërdeci” ku kërkoi rrëzimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe burgosjen e të pandehurve.

Dollapaj është anëtari i KLP-s në të cilën pritet të votohet më 18 dhjetor dhe emri kreut të prokurorisë së posacme.

Arben Dollapaj
 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 16/12/2019 19:56

    Nese ka njeri te ndershem esht ky dhe esht nje person me integritet dhe nje vler e shtuar per drejtesin Shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja