KPA i përgjigjet Report TV për rinisjen e seancave: Po presim zbutjen e aktit normativ

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i është përgjigjur interesit të Report TV, se përse nuk zhvillon seanca në dhoma këshillimi.  Shkalla e dytë e Vetingut thotë se është duke pritur zbutjen e aktit normativ për masat anti-covid.

"KPA nuk mund të kryejë asnjë veprimtari në kundërshtim me kriteret e përcaktuara ne aktin normativ. Jemi në pritje të ndryshimit/zbutjes së këtij akti. Pas ndryshimit të tij, mbledhja e gjyqtarëve do të vendosë fillimin e normalitetit të veprimtarisë së Kolegjit", thuhet në përgjigje që KPA i ka dërguar gazetarit të Report TV, Arsen Rusta.

KPA po ashtu  thotw se do tw duhet tw pwrshtatw ambientet pwr tw mundësuar zbatimin rigoroz të kërkesave që dikton parandalimi i përhapjes së infeksionit të COVID-19, në varësi dhe zbatim të akteve normative ne fuqi.

Një ditë më parë, interesit të Report TV për rinisjen e seancave iu përgjigj edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili tha se rikthimi në seanca dëgjimore pengohet nga akti normativ i 25 marsit.

Përgjigjet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pë Report TV

1-Përse KPA nuk zhvillon seanca në dhomë këshillimi, seanca publike apo procese gjyqësore për ankimimet e depozituara në KPA?

Veprimtaria e punës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vazhdon të kryhet në ato funksione administrative dhe përgatitore të cështjeve të shortuara që mund të përmbushen në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit elektronik apo telefonik, por edhe në zyra, në njësi të caktuara, duke respektuar me rigorozitet masat e distancimit social.

Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kufizuar  veprimtarinë dhe shërbimet e tij, deri në një njoftim të dytë, bazuar edhe në urdhrat e nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë për institucionet publike dhe private.

Gjithashtu, në bazë dhe në zbatim të Aktit Normativ nr.9, datë 25.03.2020, “Për marrjen e masave të vecanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID – 19”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 16.04.2020, referuar objektit dhe qëllimit të këtij akti, Kolegji i Apelimit ka pezulluar zhvillimin e seancave gjyqësore në funksion të parandalimit të përhapjes së COVID - 19.

2.      A ka ndonjë datë se kur pritet të rifillojë procesi gjyqësor pranë KPA-së?

KPA nuk mund të kryejë asnjë veprimtari në kundërshtim me kriteret e përcaktuara ne aktin normativ. Jemi në pritje të ndryshimit/zbutjes së këtij akti. Pas ndryshimit të tij, mbledhja e gjyqtarëve do të vendosë fillimin e normalitetit të veprimtarisë së Kolegjit.

3. Jeni njohur me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që urdhëron hapjen e sistemit gjyqësor, është i zbatueshëm për ju ky vendim?

Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 179/b, pika 5, parashikon që gjatë periudhës kalimtare 9-vjeçare, Gjykata Kushtetuese do të funksionojë me dy kolegje. Në bazë të kësaj dispozite, Kolegji i Posacem i Apelimit është kolegji i dytë e Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e KLGJ-së nuk janë të detyrueshme për Gjykatën Kushtetuese.

4. Cili është qëndrimi juaj, i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për rifillimin e procesit?

Gjatë periudhës së pezullimit, ONM-ja ka vijuar punën me telekonferenca. Sapo të rifillojë procesi, ONM do të vijojë të jape kontributin e tij si zakonisht.

5. Disponon KPA hapësira në salla apo zyrat e punës që ju mundësojnë distancimin shoqëror?

Ambientet e Kolegjit të  Posaçëm të Apelimit, ndonëse të përshtatshme dhe të planifikuara vetëm për dinamikën normale të funksionimit, do të duhet të përshtaten për të mundësuar zbatimin rigoroz të kërkesave që dikton parandalimi i përhapjes së infeksionit të COVID-19, në varësi dhe zbatim të akteve normative ne fuqi.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën