KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Sali Hasa

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Sali Hasa

Ish-prokurori Sali Hasa

Kolegji iu Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 8 korrik vendimin lidhur me ankimin e kryer nga ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa, kundër shkarkimit të tij nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për probleme në kriterin e pasurisë dhe cenim të besimit të publikut tek drejtësia. Kolegji çeli hetimin në çështjen e rivlerësimit ndaj Hasës, pasi u gjet në shkelje proceduriale në vendimin e Komisionit. Po ashtu, KPA pranoi një seri provash mbi pasurinë e ish-prokurorit.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit konstatoi se nga gjykimi ka rezultuar se Hasa rezulton në pamundësi financiare për krijimin e pasurive. Në vijim ajo relatoi konkluzionet për sjelljet e këtij subjekti rivlerësimi, konkretisht për pranimin e dhurimit të një pasurie kullotë; përdorimin pa kundërshpërblim dhe pa akt formal të dy pasurive në qytetin e Sarandës gjatë periudhës 2003-2010; përdorimin pa akt formal të një automjeti; pranimin e dhurimit për mbulimin e një shpenzimi udhëtimi në Rusi në vitin 2006; si dhe për transaksionet në shitblerjen e disa automjeteve që konsiderohen jashtë logjikës financiare.

Sipas Kolegjit, veprimet dhe mosveprimet e Hasës bien ndesh me sjelljen jashtë gjyqësore që një prokuror duhet të ketë duke ju bindur ligjit gjatë gjithë kohës, me qëllim forcimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe të mos pranojë dhurata, përfitime apo trajtime që mund të ngrenë pikëpyetje mbi integritetin e tij. Bazuar në këto argumente, KPA e gjen të drejtë konkluzionin e KPK se subjekti ka cenuar besimin e publikut tek drejtësia.

Në përfundim KPA konkludon se ish-prokurori Sali Hasa ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë si dhe ka cenuar besimin e publikut, e për rrjedhojë, vendimi për shkarkimin e tij duhet lënë në fuqi.

Sali Hasa u arrestua në qershor të vitit 2021 për akuza të korrupsionit, ndërkohë që ndaj tij u zhvillua njëkohësisht edhe procesi i rivlerësimit. Prokurori u vlerësua vetëm sa i përket pasurisë dhe KPK e shkarkoi për probleme në këtë kriter. Dy vjet pas këtij vendimi me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi shkarkimin e Hasës. Po ashtu, Hasa u dënua dhe për korrupsion nga Gjykata e Posaçme. Megjithatë, ish-prokurori i Sarandës u paraqit para Kolegjit dhe këmbënguli se çështja duhej të rishqyrtohej, kërkesë që u pranua. Reporter.al

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion