Kolegji i Posaçëm i Apelimit, la sot në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Ornela Rrumbullaku.
Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë, Sokol Çomo, Ina Rama e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Rrumbullakut kundë vendimarrjes së Komisionit.
'Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 51/2024, datë 11.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ornela Rrumbullaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 792, datë 04.09.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 792, datë 04.09.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ornela Rrumbullaku. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm', thuhet në vendim.
Komente




