KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Lushnjës Artan Hazbi

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Lushnjës Artan Hazbi

KPA

Me votim unanim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Lushnjës Artan Hazbi, për të cilin, KPK pati konkluduar se kishte përfituar prona dhe para publike në cenim të ushtrimit të funksionit të prokurorit.

Më 26 prill 2021 KPK vendosi të shkarkojë nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shkak se ai nuk arriti të provonte burimet e krijimit të pasurisë, se dyshohej të kishte  fshehur një apartament dhe se në cenim të figurës së prokurorit, kishte përfituar troje me të cilat kishte kryer transaksione si biznesmen në kundërshtim me ligjin.

Këtë vendim të KPK-së e la në fuqi unanimisht trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj anëtare.

Artan Hazbi e ka filluar karrierën në vitin 1988 fillimisht si hetues dhe më pas si prokuror në Prokurorinë e Sarandës. Prej vitit 2005 dhe deri në momentin e shkarkimit, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Lushnjës.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 33/2021, datë 17.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Hazbi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 375, datë 26.04.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:  Lënien në fuqi të vendimit nr. 375, datë 26.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Hazbi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 19.11.2024”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kolegjit të Apelimit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë