Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Beratit Dritan Gripshi.
Në mars të vitit 2024, KPK vendosi shkarkimin nga detyra për prokurorin Gripshi, për shkak se nuk plotësonte kriterin financiar.
Trupi gjykues i KPA ishte i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.
Vendimi i KPA:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 26/2024, datë 08.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 749, datë 27.03.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 749, datë 27.03.2024, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 09.12.2025, në Tiranë.
Komente






