Vdekja e punëdhënësit të burrit nuk bind KPA-në, shtyhet sërish vendimi për Prokuroren e Tiranës

 Vdekja e punëdhënësit të burrit nuk bind KPA-në, shtyhet sërish vendimi për Prokuroren e Tiranës

Ka vijuar sot në Komisionin e Posacëm të Apelimit, seanca për Prokuroren e Tiranës , Antoneta Sevdari, njëhkohësisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas ankimimint të Komisionerit Publik.  

Trupa gjykuese e KPA-së i njohu palët me një denoncim të ri të adresuar ndaj anëtares së KLP-së në seancën paraardhëse në datën 13 shkurt. Sipas saj ankimi nuk është bazuar në ligj. Sevdari deklaroi se është konfirmuar në detyrë sipas përputhjeve të kushtetutës dhe shtoi se krijimi i pasurisë është bërë me punë të ndershme nga ana e familjes së bashkëshortit dhe këtij të fundit në emigracion.

Komisioneri Publik ankimoi gjithashtu të ardhurat e subjektit të bashkëshortit të Sevdarit, të fituara në Greqi dhe Arabi Saudite pasi subjekti nuk ka dhënë prova për ligjshmërinë e këtyre të ardhurave. 

Sevdari paraqiti prova ligjore për justifikimin e të ardhurave, ndërsa theksoi se natyra e të ardhurave të tilla, nuk parashtrohet në deklaratat e pasurisë.

Sevdari deklaroi se nuk e vërteton dot sa janë tatimet dhe nuk janë siguruar dokumentet për shkak se Arabia Saudite nuk është përgjigjur në shkresën e dërguar ndërkohë që punëdhënësi i bashkëshortit të saj ka ndërruar jetë.

Vendimi përfundimtar i KPA pritet të jepet në datën 28 Shkurt.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës