KPA merr sot vendimin për prokuroren e parë të shkarkuar nga Vettingu, Besa Nikhasani

KPA merr sot vendimin për prokuroren e parë të shkarkuar nga Vettingu, Besa Nikhasani

Prokurorja Besa Nikhasani

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancën e rivlerësimit për të vendosur nëse Besa Nikhasani, prokuroria pranë Prokurorisë së Apelit në Shkodër do të rikthehet në detyrë apo do mbetet në fuqi shkarkimi prej vettingut.

Nikhasani do të gjykohet nga Sokol Çomo, relatorja Albana Shtylla dhe anëtarë: Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari. ​

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendimin e shkarkimit ndaj saj në seancën e 20 prillit pasi nuk justifikonte pasurinë. Besa Nikhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro.

Prokurorja e Apelit ishte e pranishme në sallë në momentin që u dha vendimi duke e duartrokitur me ironi, ndërsa e cilësoi të padrejtë duke paralajmëruar se do të apelojë. Punonjësit e sigurisë në sallë ndërhynë duke i kërkuar që të dalë jashtë sallës: “Zonja prokurore ju lutem jashtë...”.

Jashtë ambienteve me një zë të dridhur, ajo deklaroi se ka punuar me ndershmëri edhe pse i kanë vendosur edhe tritol në banesë. Ajo theksoi se në fillim në 2003 ka deklaruar vetëm rrogën e saj, pasi nuk e dinte se duhet deklaruar gjithçka.

Kemi filluar të deklarojmë pasurinë në 2003. Të betohem unë kam deklaruar vetëm rrogën time, se në fillimet tona nuk e kam ditur se duhet deklaruar gjithçka çfarë ke. Që në 2004 kam deklaruar shtëpi e pa hipotekuar në Lezhë. Betohem! Me shku tek Zoti dhe në hënë, jam e pakorruptuar. Më gjeni një dosje që kam shkelur ligjin.  Që në 2004 kam deklaruar shtëpinë e pa hipotekuar në Lezhë, të gjithë këtë adresë e kanë të gjithë, edhe ILDKP. Edhe 10 dynymët e tokës së burrit në fshatin Rrilë në Lezhë pse nuk i shihni?

Mendoni se jeni e pakorruptuar? Nuk jam e korruptuar. Më gjeni një dosje që kam bërë një shkelje. Do të ndjek rrugën ligjore, do të apeloj vendimin, pasi është e drejta ime. Jam kurioze të di cfarë është shkruar në vendim. Nëse kam pasuri të pajustifikuar nga e mora unë, kur nuk kam shkelur ligjin. Kam 14 vite që shkoj nga Tirana në Shkodër. Kam pasur vetëm 1 vit, 43 vrasje kur ka qenë kryeprokurore Ina Rama, kam punuar dite e nate.

I jam përkushtuar detyrës duke lënë mënjanë fëmijët e mi. Më kanë vënë tritol tek shtëpia dhe makina, ngjarja nuk është zbardhur. Këta thonë që ke furositradë, po me ça të shkoj në Shkodër? Me ‘Golf’ do shkoj? Më kanë hedh në kanal.

Nuk kemi një llogari kursimi. Është e drejtë kjo? Po pres arsyetimin pse jam shkarkuar, nuk ma ka marrë mendja se do të shkarkohem. Do të shkoni në zyrë sot? Po si të shkoj, unë jam e pezulluar.

Besa Nikëhasani, prokurore

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite