TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë prokuroren e parë. Ajo është Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, pasi nuk justifikonte pasurinë. Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro.

Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë. Trupa gjyqësore e KPK që mori vendimin e përjashtimit të prokurores përbëhej nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko. Kriteri i pasurisë penalizoi prokuroren, ndërkohë që nuk u evidentua asnjë e dhënë për pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Trupa dëgjoi prokuroren Besa Nikëhasani dhe e konsideron të përfunduar seancën. Në përfundim trupa vendosi shkarkimin nga detyra e prokurores Besa Nikëhasani

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren

Prokurorja e Apelit ishte e pranishme në sallë në momentin që u dha vendimi duke e duartrokitur me ironi, ndërsa e cilësoi të padrejtë duke paralajmëruar se do të apelojë. Punonjësit e sigurisë në sallë ndërhynë duke i kërkuar që të dalë jashtë sallës. “Zonja prokurore ju lutem jashtë...”.

Jashtë ambienteve me një zë të dridhur, deklaroi se ka punuar me ndershmëri, ndërsa i kanë vendosur edhe tritol në banesë. Ajo theksoi se në fillim në 2003 ka deklaruar vetëm rrogën e saj, pasi nuk e dinte se duhet deklaruar gjithçka.

Kemi filluar të deklarojmë pasurinë në 2003. Të betohem unë kam deklaruar vetëm rrogën time, se në fillimet tona nuk e kam ditur se duhet deklaruar gjithçka çfarë ke. Që në 2004 kam deklaruar shtëpi e pa hipotekuar në Lezhë. Betohem! Me shku tek Zoti dhe në hënë, jam e pakorruptuar. Më gjeni një dosje që kam shkelur ligjin.  Që në 2004 kam deklaruar shtëpinë e pa hipotekuar në Lezhë, të gjithë këtë adresë e kanë të gjithë, edhe ILDKP. Edhe 10 dynymët e tokës së burrit në fshatin Rrilë në Lezhë pse nuk i shihni?

Mendoni se jeni e pakorruptuar? Nuk jam e korruptuar. Më gjeni një dosje që kam bërë një shkelje. Do të ndjek rrugën ligjore, do të apeloj vendimin, pasi është e drejta ime. Jam kurioze të di cfarë është shkruar në vendim. Nëse kam pasuri të pajustifikuar nga e mora unë, kur nuk kam shkelur ligjin. Kam 14 vite që shkoj nga Tirana në Shkodër. Kam pasur vetëm 1 vit, 43 vrasje kur ka qenë kryeprokurore Ina Rama, kam punuar dite e nate.

I jam përkushtuar detyrës duke lënë mënjanë fëmijët e mi. Më kanë vënë tritol tek shtëpia dhe makina, ngjarja nuk është zbardhur. Këta thonë që ke furositradë, po me ça të shkoj në Shkodër? Me ‘Golf’ do shkoj? Më kanë hedh në kanal.

Nuk kemi një llogari kursimi. Është e drejtë kjo? Po pres arsyetimin pse jam shkarkuar, nuk ma ka marrë mendja se do të shkarkohem. Do të shkoni në zyrë sot? Po si të shkoj, unë jam e pezulluar.

Besa Nikëhasani

 
Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani sot pas dhënies së vendimit