KPA përcakton trupën gjykuese, Gentian Ternovën e rivlerëson ish-kryeprokurorja Ina Rama
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur shortin ditën e sotme për apelimin e shkarkimit nga detyra të Gentian Trenovës. Trupi gjykues do të kryesohet nga ish-kryeprokurorja Ina Rama.
Prokurori Gentian Trenova
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur shortin për të përcaktuar trupën e cila do të marrë në shqyrtim ankesën për shkarkimin nga detyra në kuadër të Vettingut të prokurorit pranë Prokurorisë së Apelit, Gentian Trenova.
Trupi gjykues do të kryesohet nga ish-kryeprokurorja Ina Rama, relatore do të jetë Natasha Mulaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Luan Daci.
Më datë 20 qershor Trenova u shkarkua me vendim të KPK-së. Nga verifikimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Trenova rezultoi se nuk justifikonte pasurinë për apartamentin si dhe vlerën prej 12 mijë euro të parapaguar në 2007. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se prokurori kishte mungesë të burimeve financiare të ligjshme, kishte fshehur pasurinë dhe kishte kryer deklarim të rremë.
Sa i përket aftësive profesionale, Trenova kishte pushuar hetimet për pasurinë e një personi të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Në këtë procedim, sipas KPK kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A.K., kjo cështje u ndoq nga Trenova, i cili e mbylli hetimin më pas gjykata e pranoi kërkesën dhe përgjimi u asgjësua.
Njoftimi i plotë i KPA-së:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 12/2018, datë 04.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Gentian Trenova kundër vendimit nr. 25 datë 20.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Gentian Trenova.
Sot, në datën 07.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ina Rama
Relator: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.5%
-
E gabuar
44.5%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 3412
Lajme të tjera
-
Gjyqtari i Tiranës Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin e Elbasanit, Artur Ismajlukaj
19 Shtator, 16:30
-
KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Alma Felaj! Kunata e deputetes socialiste Ermonela Felaj
14 Korrik, 13:23
-
Vetingu, KPK shkarkon prokurorin e Durrësit Ndriçim Troplini! Sot seanca dhe për prokuroren e Tiranës, Alma Felaj, kunata e deputetes Ermonela Felaj
12 Korrik, 11:15
-
KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili
3 Korrik, 21:57
-
KPK ndërpreu vetting-un për Alfred Ballën, Komisioneri e ankimon! Kreu i KLP: Ajo procedurë duhet të ishte mbyllur që para 5 vitesh
30 Qershor, 16:08
-
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Bledar Bejko
26 Qershor, 21:50
-
Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
18 Qershor, 16:27
-
Prokurori i Tiranës Besnik Cengu përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë
13 Qershor, 16:49
-
E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu
5 Qershor, 17:17
-
Videoja e aksidentit me 3 viktima, Irena Brahimi shpalli të pafajshëm shkaktarin me furgon gri, KPA vendos për fatin e saj! Gjyqtarja: Nuk duket qartë
4 Qershor, 16:20
-
Dhurata 40 mijë euro e ish-vjehrrës ‘dogji’ gjyqtarin Lazër Sallaku, tregon pse e mbylli dosjen e Berishës e Shkëlzenit për CEZ: E kërkuan prokurorët
26 Maj, 17:36
-
Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, gjyqtari Lazër Sallaku shkarkohet nga KPK
26 Maj, 10:14