KPK e konfirmoi në detyrë, por KPA e rrëzon! Largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarja Rilinda Selimi

KPK e konfirmoi në detyrë, por KPA e rrëzon! Largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarja Rilinda Selimi

Rilinda Selimi

Është shkarkuar përfundimisht nga Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtarja Rilinda Selimi pas konfirmimit të KPK-së.

KPK e konfirmoi gjyqtaren e Apelit Tiranë më datë 14 dhjetor 2020, ndërsa më 28 janar të 2021 bëri publik vendimin e Komisionerëve Publik.

Kjo solli që ONM të kërkojë rivlerësim të gjyqtares në të tre kriteret, atë të pasurisë, figurës personale dhe asaj profesionale, duke animuar procesin te Komisionerët Publik që ai ta dërgojë për rishqyrtim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Selimi u konfirmua në detyrë më 14 dhjetor të 2020. Trupa gjykuese është e përbërë nga Olsi Komici, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj.

Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar përgjatë një dekade si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2010, Selimi është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Në përditësim... 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja