Tirane- Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin e KPK-se për shkarkimin e gjyqtares së Korçës, Ariola Kristo.
Vendimi u mor në mënyrë unanime dhomë këshillimi nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë pasi shqyrtuan ankesën e gjyqtares.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 438, datë 10.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të KPA-së.
Më 10 shtator 2021 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim për shkarkimin e gjyqtares Kristo për shkak të problemeve me pasurinë.
Problemet lidheshin kryesisht me mungesën e burimeve të ligjshme për ndërtimin e një shtëpie 3 kate plus bodrum në qytetin e Korçës në vitet 2006-2008, po kështu dhe një balancë negative fondesh ne shumën 6.8 milionë lekë, për kryerjen e investimeve dhe përballimin e shoenzimeve.
Ariola Kristo përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Ajo punoi prej gati dy dekadash pranë kësaj gjykate
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu i KPA-së lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së TikTok-ut në Elbasan! Enkeleda Kapedanit iu gjetën probleme me pasurinë
12 Mars, 19:06
-
Vettingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Elbasanit, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për Binas Ninën! Magjistrati me dy shtetësi, rezident dhe në SHBA! Probleme me pasurinë
6 Mars, 16:59
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Vlorës Erjon Çelaj
4 Mars, 11:03
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Manjola Bejleri
26 Shkurt, 19:42
-
KPA rrëzon SPAK-un e ONM, me shumicë votash konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Valentin Preçin! Sokol Çomo e Ina Rama votuan shkarkimin, si Dumani
26 Shkurt, 16:36
-
KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Shefkie Mataj
25 Shkurt, 16:40
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti
13 Shkurt, 17:39
-
Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Bujar Musta! KPK e shkarkoi më 2021 magjistratin e Gjykatës së Elbasanit
6 Shkurt, 18:40
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Vettingu i KPK e kishte shkarkuar tre vite më parë, KPA rikthen në detyrë Bevis Shehaj, gjyqtarin e Administratives Vlorë!
3 Shkurt, 18:08
-
Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Klorinda Çela, lihet në fuqi vendimi i KPK! Iu gjetën 550 mijë euro pasuri
31 Janar, 10:32